Fundviti; Durrësi “vishet” në atmosferë festive
Festat e fundvitit kanë filluar të ndihen në Durrës prej disa ditësh falë zbukurimit të rrugëve dhe shesheve kryesore të qytetit bregdetar. Për herë të parë këtë vit rruga hyrëse e Durrësit nga Ura e Dajlanit te Mauzoleu i Dëshmorëve, është ndriçuar dhe zbukuruar në një gjatësi prej 2 km, ndërsa për krijimin e atmosferës festive kanë kontribuar dhe institucione të tjera shtetërore dhe private.
Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit, Luan Zaza, tha dje se "në qendër të qytetit tashmë janë ndriçuar për festë fasadat e institucioneve të Prefekturës dhe Pallatit të Kulturës".
Lulishtja e shatërvanit ka marrë pamjen e një kopshti të vogël të rrethuar në mënyrë dekorative, ku do të ketë kënde të veçanta fotografimi për fëmijët e vegjël. Në fasadën e godinës së bashkisë do të ketë një ndriçim të veçantë, ndërsa në “Rrugën Tregtare” bashkë me ndriçimin e përvitshëm dekorativ, këtë vit janë zbukuruar me drita në formë yjesh dhe kambanash edhe shtyllat në formë kolonash.
Zaza shprehet se rrugët "Skënderbej", "Taulantia" dhe "Aleksandër Goga" do të zbukurohen si çdo vit me rrjeta ndriçuese me forma dhe ngjyra të ndryshme, si dhe me zbukurime në shtyllat e ndriçimit.
Një pamje të veçantë ka marrë rruga hyrëse e Durrësit, e cila për herë të parë është ndriçuar në të gjithë gjatësinë e saj, ndërkohë që në bashkëpunim me ndërmarrjen e dekorit të Tiranës gjithçka do të jetë gati të martën e kësaj jave.
Për krijimin e atmosferës festive në Durrës kanë punuar dhe drejtuesit e disa bizneseve private që i kanë dhënë Torrës antike apo shesheve para hoteleve një pamje të këndshme veçanërisht në mbrëmje. Një pemë dekorative me lartësi 12 metra është zbukuruar me shirita ndriçues nga filiali i "Raiffeisen Bank" në Durrës, ndërsa autoriteti portual ka ndriçuar në mënyrë festive hyrjet 1 dhe 2 të portit detar.
Minatorët
Sot, protestë përpara Kryeministrisë
Minatorët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e ri në grevën e tyre, duke zhvilluar një protestë përpara Kryeministrisë, gjatë paradites së sotshme. Sipas tyre, kjo është rruga e vetme ligjore që u ka mbetur në dorë. Kreu i sindikatës ka lajmëruar dje me anë të një konference për shtyp se do të vazhdojnë protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme për të dyja palët. “Ky ekstremizim që ne u kemi bërë shkallë pas shkalle protestave tona, ka pasur për qëllim sensibilizimin e qeverisë dhe uljen e saj në bisedime me minatorët për gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat tona”, - u shpreh kryetari i Sindikatës së Minatorëve Fiqiri Xibri, duke shtuar se “të kërkosh një të ardhur për minatorët, e cila i përgjigjet minimumit jetik, kjo është tepër minimale”. Minatorët kanë më se një vit që protestojnë duke kërkuar miratimin nga qeveria të një statusi të posaçëm, që do t`u mundësonte uljen e moshës së daljes në pension.