E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, fond të veçantë për blerjen e aparaturave të reja



Fond të veçantë për blerjen e aparaturave të reja dhe riparimin e atyre që aktualisht janë me defekt

Somario

Aparaturat më problematike në QSUT

Skaneri

Mamografia

Kyriterapia

Aparaturat e dializës

Aparatura e kompleksit të analizave (6-katëshi)

Aparatura e avullit (që përdoret për fëmijët me astmë)

Kobalti (herë pas here prishet, nuk ka kontratë me teknikun)

Aparatura e shkrirjes së gurit në veshka nuk punon prej më shumë se 3 vjetësh

Aparatura që kryen analizat e AIDS ka mungesa për ta vendosur në përdorim

Aparatura që kryen analizën e ngarkesës së hepatitit mbeti për shumë kohë jashtë funksionit

Aparaturat që do të blihen

Blerja e aparaturave për spitalin e ri të urgjencave

Aparatura e skanerit dhe rezonancës magnetike

Në buxhetin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për vitin e ardhshëm është caktuar fond i veçantë për blerjen e aparaturave të reja dhe riparimin e atyre me defekt. Burime zyrtare pranë këtij spitali bëjnë të ditur se për vitin e ardhshëm zërin e parë të shpenzimeve e zënë medikamentet dhe më pas pajisja me aparatura. Gjatë 2009-s synohet që t’u ofrohen pacientëve disa shërbime të reja dhe kjo gjë mundësohet vetëm përmes blerjes së disa aparaturave të reja.

Aparaturat

Përveç medikamenteve, një tjetër problem për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të mbetet furnizimi me aparatura të reja. Aktualisht në këto spitale ekzaminimet kryhen me aparatura tejet të vjetruara, ku shumica e tyre pësojnë defekt të herëpashershëm.

Nga ish-drejtori i QSUT-së, Mati Pepa, ishte menduar që të bëhej nënshkrimi i kontratave me firmat e aparaturave, në mënyrë që në rast defektesh, inxhinierët do t’i rregullonin ato. Për momentin në spitalet universitare aparaturat pësojnë defekt, duke lënë pacientët të presin deri në disa muaj që ato të rregullohen për të kryer më pas ekzaminimet.

Blerjet

“Një tjetër prioritet i jonë, i përfshirë në buxhetin e QSUT-së për vitin 2009, do të jetë plotësimi me aparatura të reja”, - shprehen burime zyrtare pranë QSUT-së. Furnizimi me aparatura të reja mbetet problem i vjetër.

Gjatë këtij viti janë bërë disa blerje të reja, por me zgjerimin dhe futjen e shërbimeve do të blihen aparatura të reja.

“Mungesa e aparaturave është problem madhor”, - cilësojnë burimet, duke thënë se “do të blihen aparatura të reja për disa spitale, si dhe për spitalin e ri të urgjencave, që po përfundon dhe mendohet të fillojë aktivitetin në gjysmën e dytë të vitit 2009”.

I cilësuar si një investim i madh, serioz, përmes tij do të bëhen zgjidhje të mira të ekzaminimeve në përgjithësi dhe do të japë përgjigjen e fundit shkencore në lidhje me shumë patologji. Do të zgjerohen gjithashtu gama e ekzaminimeve dhe do të përmirësohet cilësia e këtij shërbimi. Aparaturat e reja që pritet të blihen janë skaneri, rezonanca magnetike, duke zgjeruar kështu mundësinë e ekzaminimit të një numri më të madh pacientësh në një interval kohor më të shkurtër. Gjithashtu, në buxhetin e caktuar për Ministrinë e Shëndetësisë përcaktohet plotësimi në masën 100 për qind me barna dhe pajisje mjekësore (sipas një seti të standardizuar) të shërbimit të urgjencës mjekësore jo vetëm në QSUT, por do të përfshihen në të gjithë vendin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›