Përplasjet e Ahmetit gjatë detyrës
Shefi i Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti, ka pasur një përplasje edhe me një prokurore të rrethit të Tiranës. Çështja shkoi deri në gjykatë ku Ahmeti fillimisht u pezullua, por më pas rifitoi të drejtën nga ana e gjykatës që të ushtronte detyrën e tij.
Ai shoqëroi në komisariat një prokurore dhe bashkëshortin e saj. Pala akuzuese pretendonte se Ahmeti kishte kërcënuar, fyer, ofenduar dhe shoqëruar në polici në mënyrë të padrejtë dy qytetarët. Megjithatë, pas gjyqit të kryer, u arrit që të provohej se këto ishin të pavërteta dhe ai rinisi sërish detyrën e tij si shef i Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Ahmeti gjatë detyrës së tij ka pasur edhe mbështetjen e Ministrit të Brendshëm, i cili ka vlerësuar punën e tij, në Tiranë. Në muajt e fundit është ulur numri i aksidenteve në Tiranë, si pasojë e masave të marra nga ana e Drejtorisë së Policisë të Qarkullimit Rrugor. Gjithashtu, është vepruar rreptësisht ndaj personave të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Pikërisht, këto masa të marra në zbatimin e ligjit, kanë çuar në përplasje të tjera midis individëve dhe Ahmetit. Vëmendje nga ana e Drejtorisë Rrugore i është kushtuar edhe luftës ndaj trafikut të makinave. Në rrethin e Tiranës janë shtuar kontrollet për të gjitha makinat e reja, për të bërë të mundur që të arrihet të zbulohen ato të vjedhurat dhe të goditet në këtë mënyrë edhe trafiku i makinave.