E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundviti, fluks emigrantësh në Kapshticë

Pikat doganore të Shqipërisë me vendet fqinje po përjetojnë fluks të madh udhëtarësh me rastin festave të fundvitit.

Sipas informacioneve nga policia kufitare e Kapshticës mësohet se në 24 orët e fundit, kanë hyrë 3.556 shtetas shqiptarë si dhe 944 automjete ndërsa kanë dalë nga vendi ynë, 2.832 persona dhe 929 automjete.

Ndër të tjera, duke iu referuar policisë kufitare të Kapshticës, në territorin shqiptar kanë hyrë 671 shtetas të huaj dhe 332 automjete, ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 668 të huaj dhe 321 automjete të huaja.

Bëhet e ditur se nuk konstatohen rradhë në pikën doganore të Kapshticës, por vetëm fluks të emigrantëve, në pritje të mbërritjes në familje, për tiu gëzuar së bashku ndërrimit të viteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›