E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takim me diplomatin i ri kinez Ye Hao

Kryeministri, Sali Berisha priti ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Ye Hao. Në takim u vlerësuan si shumë të mira marrëdhëniet politike midis dy vendeve, si dhe u ripohua vullneti për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike, tregtare e të gjithanshme, në dobi të të dy vendeve.
Ambasadori Hao e cilësoi të jashtëzakonshëm transformimin që ka pësuar Shqipëria gjatë kësaj periudhe. Ai e informoi Kryeministrin për një sërë projektesh që ambasada e Kinës parashikon të realizojë në fushën e kulturës, arsimit, kërkimit shkencor, fushën e turizmit, bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturave të rëndësishme në ndihmë të zhvillimit të biznesit e transportit.
Gjithashtu, ambasadori Hao i bëri më dije kryeministrit Berisha edhe projektin e Bankës Kineze për Zhvillim për të financuar në hartimin e planeve zhvillimorë që qeveria shqiptare parashikon në fushën ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›