Kreu i opozites ne rolin e regjizorit te 21 janarit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në festën e Krishtlindjeve ka vizituar shtëpinë e Aleks Nikës, një ndër 4 viktimat e 21 janarit. Kryesocialisti Rama, ka shfrytëzuar festën për të bërë politikë. Politikë në kurriz të vikimave. Ai u nis drejt fëmijëve jetimë të Aleks Nikës, të demonstratës së dhunshme, që ai vetë organizoi. Vizita nuk ishte e rastësishme. Përqafimet që mori nga fëmijët jetimë, Rama u përpoq të qetësojë shpirtin e tij, për të zhdukur çdo dyshim në vetëvete, në faktin që ai mund ta kishte shmangur vdekjen e Aleks Nikës.
Edi Rama, refuzoi të dëgjonte çdo thirrje të aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, për të evituar dhunën më 21 janar. Ndaj Ramës është drejtuar gishti i akuzës, për faktin se gaboi me demonstratën e 21 janarit. Ai duhej të ishte në krye të njerëzve që thirri në protestë për të sulmuar selinë e Kryeministrisë, pasi vendosja e tij në krye të protestuesve do të kishte shmangur humbjen e jetëve. Nëse i shtojmë këtij fakti edhe marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të votuar së bashku reformat, atëherë 21 janari dhe lotët për fëmijët e mbetur jetimë duken si një teatër i madh tragjikomik, ku regjizori Edi Rama pasi mbylli shfaqjen me sukses tragjik, u duartrokit dhe doli nga salla i lumtur. Por aktorët protagonistë nuk u ngjallën më kurrë . Ç’mund t’i thotë Edi Rama familjarëve të viktimave të 21 janarit në ditën e Krishtlindjeve? Që pushteti ndërrohet me votë? Që betejat politike në demokraci zhvillohen në parlament? Që Shqipëria nuk është Tunizi? Leksionet ai tashmë i ka mësuar, por me një çmim të shtrenjtë.
Në dalje të shtëpisë së Aleks Nikës, Edi Rama mund të jetë ndjerë më i qetë në ndërgjegjen e tij për viktimat e 21 janarit, dhe sigurisht më i qetë për të menduar sesi do të negociojë paskëtaj me konkurentet e tij politikë, për të përfituar sa më shumë nga marrëveshja që ka në proces me kryetarin e mazhorancës Sali Berishën. Shfaqja vazhdon!