Funeral i Karzait vakum pushteti ne Kandahar

Presidenti afgan Hamid Karzai, i shoqëruar nga mijëra vetë, përcolli për në banesën e fundit gjysmë vëllain e tij të vrarë një ditë më parë. Masat e sigurisë në Kandaharin e trazuar ishin mjaft të larta, ndërsa media në vend tashmë thekson se pas vrasjes së Ahmed Vali Karzait një ndër provincat më të paqëndrushme përballet me vakum pushteti.
Ahmed Wali Karzai, një nga njerëzit më të fuqishëm dhe të diskutueshme në jug të Afganistanit, u vra nga badigardi i tij një njëri i besuar i familjes në shtëpinë e tij në Kandahar. Ahmed Wali, u qëllua për vdekje nga Sardar Mohammad të cilit viktima i kishte besuar sigurinë e tij për më të per se një dekadë. Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se vrasja ishte njëra nga “arritjet më të mëdha” të lëvizjes së militantëve.
Pushteti i Ahmad Wali Karzai nuk vinte nga pozita e tij si kreu i këshillit krahinor ku në një masë të madhe kishte rol konsultativ, por nga lidhjet e tij fisnore dhe familjare. Ai është akuzuar dhe për trafik opiumi e korrupsion. Mbi gjysma e të gjitha vrasjeve në Afganistan që nga muaji mars janë kryer në Kandahar.