Revolucion fiskal Berisha Dialog me kryebashkiaket

Një “revolucionin fiskal” i ka konsideruar kryeministri Sali Berisha nismat ekonomike të ndërmarra nga qeveria, një pjesë të të cilave ai i kishte premtuar edhe gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Berisha tha se sapo të certifikohen të gjithë kryebashkiakët dhe këshillat bashkiakë, qeveria do të nisë punën me organet e pushtetit vendor për decentralizimin e tyre. Këshilli i Ministrave miratoi heqjen e importit dhe shitjeve të automjeteve. Pushteti lokal do të marrë 20 % të taksës së rregjistrimit të automjeteve.
“Ka një ristrukturim të taksës së qarkullimit, taksës së rregjistrimit të automjeteve, por qeverisë vendore do t;I mbetet 20% e këtyre taksave nga buxheti I shtetit. Sikundër jam këtu për t’I garantuar se sapo të konstituohen, të nisim menjëherë dialogun me to në mënyrë që të bëjmë decentralizim të mëtejshëm fiskal dhe ato të mund të kenë fondet e nevojshme për politika zhvillimore të bashkive dhe komunave të tyre”- tha Berisha.
Një tjetër vendim I rëndësishëm I qeverisë ishte ai për heqjen e tarifës doganore të industrisë së fasonëve. Nga 10% sa ishte deri tani, kjo taksë bëhet zero.
“Ne vendosim të heqim, të bëjmë zero, tarifën doganore për të gjitha importet për industrinë e konfenksioneve. Po kështu hiqet taksa e importit dhe shitjeve të makinave. Edhe ajo është pjesë e një revolucioni fiskal”- tha Berisha.
Ndërkohë që Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e 100-të nëpërmjet kompjuterave on-line, nuk mungoi edhe premtimi i Berishës për një rënie të çmimit të internetit në vend, gjatë muajve të ardhshëm.
Erjon Ajazi