E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne gjykate Te njihet vendimi i Kolegjit

Lulzim Basha pritet të depozitojë sot pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për njohjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që e shpalli atë më 8 Korrik, fitues të zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet përfaqësueses së tij ligjore, Erinda Ballanca, Basha do t’i kërkojë gjykatës të njohë vendimin e Kolegjit Zgjedhor, pasi KQZ nuk mundi t’i japë atij mandatin e kreut të Bashkisë së kryeqytetit.

Ligji parashikon se mandati i një të zgjedhuri verifikohet nga gjykata, nëse në KQZ nuk sigurohen kuorumi i nevojshëm prej 5 votash, për dhënien e mandatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›