E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi e frikshme ne Kine 37 persona kane humbur jeten

37 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur, është ky bilanci i një stuhie të frikshme në Kinë që solli me vete breshër të përmasave të mëdha . 
Stuhia nisi të enjten në kontenë Minxian të provincës Gansu dhe përfundoi vetëm mbrëmjen e se premtes. 
Moti i keq preku gati 400.000 persona, 30.000 banorë të zonës u shpërngulën dhe 40 të tjerë kanë përfunduar në spital.  Një ekip i posaçëm emergjence me përfaqësues nga nëntë ministri ka nisur nga puna për koordinimin e përpjekjeve të ndihmës. 2.000 zyrtarë dhe 800 ushtarë kanë kaluar nëpër rrëkej uji e balte për t’iu afruar zonave të prekura e për të shpëtuar banorët e bllokuar. 
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për mot të keq edhe në provincat veri-perëndimore, duke i kërkuar të bëjnë kujdes me monitorimin e kushteve atmosferike dhe të shtojnë përpjekjet për parandalimin e përmbytjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›