E Shtunë, 31 Tetor 2026

Funeralisti

21-01-2012 / Gazeta 55

Prej vitit 2009 dhe me kulmimin e 21 janarit, Edi Rama ka portretizuar politikën e funeralistit, si një politikan që e kërkon vdekjen për përfitime politike. Është një prapaktheu në mekanizmat e diktaturës enveriste, e zbatuar tani pa asnjë droje humane, me falangat e Bllokut, por edhe me kosto të larta për integrimin e vendit. Edhe sot, ai ka vendosur të veshë kostumin e funeralistit, si e vetmja mënyrë për të mbetur si alternativë në politikë

Prej vitit 2009 (në fakt më herët, më herët edhe se homazhet në bulevard për Kosta Trebickën) dhe me kulmimin e 21 janarit, Edi Rama ka portretizuar politikën e funeralistit. Këtë e ka bërë më së miri, jo si një politikan për të cilin është vetëdeklaruar se “nuk është një politikan”, por si një politikan që e kërkon vdekjen për përfitime politike.
Më ketë mënyrë të sjelluri, apo të bërit politikë, Edi Rama ka bërë një prapaktheu në mekanizmat e diktaturës enveriste. Këtë mekanziëm e zbaton tani pa asnjë droje humane, duke keqpërdorur falangat e Bllokut. Sigurisht, e gjithë kjo mënyrë të sjelluri, apo të zbrit politik prej Edi Ramës, nuk mund të shihet e shkëputur nga kostoja e lartë, e integrimit të vendit.
Në këtë frymë, Edi Rama ka paralajmëruar edhe homazhet e radhës sot.
Sikurse edhe gjatë homazheve për Kosta Trebickën edhe sot Edi Rama, në qendër të homazheve, do të ketë mashtrimet, lidhur me 21 janarin.
Themi mashtrimet, sepse që prej dy netësh kur u shfaq edhe një tjetër video-përgjim i Dritan Rriftit, për veten e vetë, Edi Rama ndjehet “i çarmatosur” nga motivi, i gënjeshtërt, me të cilin nxori plot një vit më parë protestuesit në bulevardin kryesor të Tiranës. Që ndjehet “i çarmatosur” Edi Rama, ajo dukshëm u konfirmuar që parmbrëmë, por edhe gjatë gjithë natës e mbrëmjes së kaluar, kur altoparlantët e tij, por edhe ai vetë, amplifikonin flakjen e Dritan Priftit, si një morr i shtypur me thonj dhe hedhjen e tij, në derën e prokurorisë.
Afërmendsh, ndërsa që nga dy net më parë Dritan Prifti nuk i bën  punë më si i keqpërdorur, atëherë atij i duhet një motiv tjetër për të mbajtur nga sot e në vazhdim, të karikuar, “protestuesit me mëditje”.
Për aq kohë, sa Dritan Prifti “e tërhoqi prej hundësh” Edi Ramën edhe ky nga ana e vetë, i ktheu reston, kur i dha leje dje prokurorisë, që të nisë hetimet edhe për Dritan Priftin.
Sigurisht, para se të flakte si një rreckë Dritan priftin, Edi Rama, ka menduar për një motiv tjetër të gënjeshtërt, për të justifikuar grumbullimin e radhës, të turmës së tij të “protestuesve me mëditje”. Dhe ky motiv, nga sot e në vazhdim, pritet të jetë amplifikimi i “keqardhjes” ( e ngjashme me atë për Kosta Trebickën) për viktimat e 21 janarit.
Për të bërë sa më mirë këtë shtirje të radhës, ka sajuar sot një konferencë të salla e Akademisë së Arteve, ku ndërsa vetëm ai do të jetë i vetmi nekropolitik që do të flasë, do të derdhin lot dhimbje familjarët e viktimave..., ndërsa pjesa tjetër e auditorit, nuk do të ndryshojë në formë e në përmbajtje nga ai i 20 viteve më parë. Duke zgjedhur keqpërdorimin e familjarëve të viktimave sot në konferencën e tek Akademia e Arteve, do të synojë ti drejtohet pjesës tjetër ët auditorit, Edi Rama do të flasë njësoj si 20 vjet më parë, kur tentoi restaurimin e komunizmit, me porosinë e Ramiz Alisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›