E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbreti i barrikadave serbe ka ndertuar autostraden Prishtine-Tirane

Kamionet e kompanise se Veselinovicit i jane marre nje kompanie tjeter

Prokuroria per Kriminalitetin e Organizuar te Serbise ka kerkuar fillimin e procedures penale kunder Zvonko Veselinovic ose sikurse njihet ndryshe mbretit te barrikadave serbe duke qene se ai ishte nje nga organizatore kryesore te ngritjes se tyre dhe te trazirave qe ndodhen vjeshten e kaluar ne pjesen veriore te Kosoves si dhe dy bashkepunetoreve te tij Milan Radojcic dhe Dragan urcic per shkak te dyshimit te bazuar se ata kane pervetesuar ne menyre te kunderligjshme 32 kamione te kompanise Hipo-Alpe-Adria Leasing te cilet midis te tjerave i kane perdorur edhe per ndertimin e autostrades nga Prishtina deri ne Tirane vinte ne dukje sot gazeta e perditshme serbe Kurir duke iu referuar prokurorit per kriminalitetin e organizuar Miljko Radisavljevic sipas te cilit kamionet ne fjale me nje vlere te pergjithshme prej rreth 300 milione dinaresh i ka perdorur kompania Evrokop e urcicit gjate muajit mars prill dhe maj te vitit 2008 mbi bazen e nje marreveshjeje leasing-u qiradhenieje qe kompania e tij kishte perfunduar me kompanine e siperpermendur Hipo Leasing. Me qellim qe pas skadimit te marreveshjes perkatese te pengonin qe pronari Hipo Leasing ti merrte perseri kamionet e lartpermendur Veselinovici urcici dhe Radojcici ne gjysmen e dyte te vitit 2010 i derguan kamionet ne territorin e Kosoves me qellim qe te vazhdonin ti perdornin ata kamionet dhe ne kete menyre te benin te pamundur qe Hipo Leasing ti merrte ata perseri - tha Radisavljevic duke theksuar se keta kamione jane perdorur edhe per ndertimin e autostrades Prishtine-Tirane. Gazeta e mesiperme serbe gjithashtu ben te ditur se gjate nje seance degjimore gjyqesore qe u zhvillua ne fund te javes se kaluar dhe gjate se ciles u degjuan edhe te tre te dyshuarit e mesiperm u vendos qe kunder tyre te filloje procedura perkatese hetimore ndersa ata te tre u vendos qe te mbahen ne paraburgim gjate nje periudhe njemujore. Sikurse eshte njoftuar tanime mbi biznesmenin e dyshimte Zvonko Veselinovic rendon edhe akuza e armembajtjes pa leje te dhene nga Gjykata e Larte e Kraljeves se Serbise. Zonko Veselinoviq eshte arrestuar ne Kosove ne fund te dhjetorit te vitit te shkuar i akuzuar drejtperdrejt nga kreu i KFOR-it per plagosjen e ushtareve te NATO-se dhe per aktivitete kriminale ne veri te Kosoves. Ai eshte arrestuar ne territorin e Kopaonikut. Se bashku me Zvonko Veselinovic eshte arrestuar edhe vellai i tij Zharko.
Mediat serbe dhe B92 disa here kane raportuar se Veselinovic ne Kosove eshte marre me kontrabande se ka qene ne regjistrin e rrogave te PTK-se ndersa kohe me pare KFOR e ka vecuar si organizatorin kryesor te trazirave ne Jarinje me 27 shtator.

Ndersa per Veselinovic ne fundin e muajit tetor kishte shkruar edhe gazeta New York Times. Ne ate tekst theksohet se biznesmenet serb dhe shqiptar Zvonko Veselinovic dhe Mentor Beqiri ne veri te Kosoves merren me kontrabande te naftes dhe me pune qe New York Times i vlereson mbi 100 milione dollare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›