Georgievski Asnje iluzion shqiptaret jane 30 e vendit
Ish-kryeministri i Maqedonise dhe lideri i VMRO-DPMNE-se Lubco Georgievski ne nje interviste per portalin Plusinfo ka deklaruar se maqedonasit nuk duhet te jetojne ne iluzione sepse shqiptaret ne Maqedoni jane 30 per qind dhe kete duhet ta dine.
Georgievski ka fajesuar partneret e koalicionit aktual VMRO-DPMNE-ne dhe BDI-ne per deshtimin e regjistrimit te popullsise pasi sic thote ai pushteti eshte frikesuar nga shifrat reale te bashkesive etnike ne vend. Ky shoqerim i VMRO-DPMNE-se dhe BDI-se njezeri per ta anuluar regjistrimin e popullsise me ben te mendoj se qe te dyja partite jane frikesuar nga ajo qe e kane pare tek shifrat. Ne kemi 1.8 milione votues ne 2.1 milione qytetare. Vete kjo eshte e palogjikshme dhe nuk eshte ne proporcion - ka thene Georgievski. Sipas tij ceshtja tjeter eshte se pala maqedonase do te duhej ta pranoje disfaten ne politiken nacionale qe posacerisht do te shihej tek maqedonasit myslimane.