Fuoristrada merr perpara rrugorin ne sherbim
Durres- Polici i Qarkullimit Rrugor te Durresit shtypet gjate sherbimit nga nje fuoristrade. Ngjarja ka ndodhur dje ne autostraden Tirane-Durres, kurse efektivi K. Aliaj eshte derguar per mjekim ne spital ne gjendje te rende. Nga hetimi i kryer ne vendngjarje prej kolegeve, inspektori eshte marre zvarre nga nje makine qe ecte me shpejtesi ne dalje te qytetit dhe ne hyrje te autostrades. Burime policore bene me dije se ne baze te informacioneve te marra per mjetin dhe targat e tij, rezulton se ne timon ka qene i dyshuari Afrim Biberaj, i cili eshte shpallur ne kerkim per sqarimin e ngjarjes. Drejtuesi nuk ka ndaluar makinen pas aksidentit dhe pritet te sqarohet nese aksidenti ka qene i qellimshem apo i rastesishem. Mjeket e spitalit te Durresit thane se efektivi ka plage te shumta ne trup.