Tregtaret e celulareve, trafik armesh dhe droge ne Greqi
Durres- Tregtaret e celulareve kapen ne trafik armesh dhe droge drejt Greqise, pjese e nje rrjeti kriminal te organizuar. Ne pranga vihen kater persona, nga te cilet nje i denuar me pare per trafik droge, ndersa nje i peste ishte arrestuar nje jave me pare, duke udhetuar ne shtetin fqinj me autobusin e linjes Tirane-Athine, ku iu kap nje arme pistolete me fisheke. Burime zyrtare te Policise se Shtetit njoftuan dje se operacioni eshte koduar "Tregtaret e telefonave" dhe kishte nisur prej disa muajsh ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda. Te arrestuarit jane Kanan Xhakollari 23 vjec, Lulzim Qamo 28 vjec, Astrit Zylyftari 23 vjec, i denuar nje here per trafik droge ne Greqi dhe Asllan Plaku 18 vjec, banues ne Durres. Eshte Sotir Zakos 29 vjec, nga Skrapari, i cili jeton dhe punon si emigrant i rregullt ne vendin fqinj, por qe u kap nga Policia e Gjirokastres ne Kakavije javen e kaluar.
Sipas hetimeve te kryera, grupi bashkepunonte ne gjetjen dhe blerjen e armeve automatike, pushkeve dhe pistoletave tek persona te ndryshem, si dhe sasi te medha municionesh. Me tej organizohej puna per t'i kaluar ilegalisht per ne Greqi, ku shiteshin me vlere te konsiderueshme ne valute, tek persona te dyshuar si pjese e grupeve kriminale apo organizatave te paligjshme.
Gjate operacionit qe perfundoi dje ne mengjes u sekuestruan 4 arme zjarri automatike, nga te cilat tre "Kallashnikove" dhe nje "PMSH", si dhe 2 arme zjarri pistolete tip "TT". "Gjate kontrollit te baneses se Sotir Zakos, i cili dyshohet se kryente transportin e armeve, jane gjetur e sekuestruar dhe lende narkotike e perzieres lendesh narkotike, 100 gram kokaine dhe 30 kilograme Paracetomol dhe Lidokaine, te cilat sherbejne si lende perzierese", njoftuan burime zyrtare. Dosja hetimore ndiqet nga Krimet e Renda ne akuzat e "trafikimit te armeve dhe municioneve luftarake" dhe "mbajtjes se lendeve narkotike".
Te arrestuar:
Kanan Xhakollari, 23 vjec
Lulzim Qamo, 28 vjec
Astrit Zylyftari 23 vjec
Asllan Plaku 18 vjec
Sotir Zakos 29 vjec
Sekuestruar:
4 automatike dhe 2 pistoleta
100 gr kokaine dhe perzieres