E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mekaniku" i mitur, kapet ne vjedhje makinash

Fier- Ishte kthyer ne tmerrin e shofereve ne Fier, megjithese vetem 15 vjec, kapet gjate nje aksioni te agjenteve duke vjedhur makina. Duke u zbardhur dita e djeshme, i dyshuari E. A., ka tentuar qe ne qender te qytetit te zbertheje deren e automjetit tip "Fiat Tipo", me targe FR5610B. Burime zyrtare bene me dije se vjedhjet kryheshin duke hapur dyert nepermjet nje teknike te vecante qe kishte mesuar i mituri. Por duke krahasuar gjurmet e gishterinjve dhe marrja ne pyetje e te ndaluarit, jane zbuluar edhe kater vjedhje te tjera makinash e motoresh ne qytet. Ai akuzohet per vjedhjen e motorit me targa DV100A ne fshatin Ndermenas, makinave "Fiat Punto" me targe TR2016P, "Opel Vektra", me targe FR9425C, dhe nje tjeter motori. Ne cilesine e proves jane sekuestruar nje motor, kacavide dhe celes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›