E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rama, lejo deputetet e PS te hyjne ne Kuvend, gjyqesori vendos per kutite"

Presidenti i deputeteve te "Popullit te Lirise" ne Parlamentin Evropian, Mario Mauro, i beri thirrje kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, qe te lejoje futjen e Partise Socialiste ne Kuvend. Duke permendur qendrimet e perseritura te Parlamentit Evropian, Mauro tha se qe nga viti i kaluar, nga opozita shqiptare, eshte kerkuar qe te rihyje ne Kuvend. "Per sa i perket rezultateve te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, nuk i takon qeverise shqiptare, qe te vendose per hapjen apo jo te kutive te votimit, por gjyqesorit. Ndaj kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama per rezultatin e zgjedhjeve, duhet t'i drejtohet pushtetit gjyqesor", tha Mauro. Ne emer te grupit te deputeteve te PDL-se ne Parlamentin Evropian, ai i beri thirrje kreut te opozites shqiptare, qe te lejoje koleget e tij qe te rihyjne ne Kuvend. "Socialistet ne Shqiperi, do te benin mire qe te zbatojne ate qe Parlamenti Evropian, u kerkoi atyre qe vitin e kaluar, qe te rikthehen ne Parlament dhe te nisin te punojne per te miren e popullit", vijoi Mauro. Pa dhene nje koment ne lidhje me hapjen apo jo te kutive te votimit, ai vetem sa orientoi Partine Socialiste, qe per ceshtjen e numerimit te votave, ta kerkoje pergjigjen tek pushteti gjyqesor. Por deri ne marrjen e nje vendimi, te hyje ne Parlament dhe te mos e bojkotoje me punen. Deputetet e Partise Socialiste, nuk marrin pjese ne seanca plenare por as edhe ne mbledhjet e komisioneve parlamentare qe nga data 7 shtator e vitit te kaluar. Date kur edhe u cel zyrtarisht puna per Parlamentin e dale nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›