E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krivokapic: Deputetet e PS te hyjne ne Kuvend

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Parlamentit te Malit te Zi, Ranko Krivokapic, u beri thirrje dje deputeteve socialiste, te rikthehen ne seancat plenare. Duke mbajtur fjalen ne seancen e djeshme plenare, Krivokapic, u shpreh se Parlamenti eshte institucioni me i mire per t'i dhene zgjidhje kontradiktave politike. "Ne Parlament eshte menyra me e mire per te zgjidhur konfliktet. Aty zhvillohet baza e dialogut dhe eshte tempulli i demokracise", u shpreh Krivokapic, nga foltorja ku deputetet socialiste nuk shkelin qe prej 7 shtatorit. Gjate fjales se mbajtur ne seance, kreu i parlamentit malazez vleresoi gjithashtu edhe bashkepunimin mes dy institucioneve, duke theksuar se dy popujt do te vazhdojne te zhvillojne modelet e bashkepunimit parlamentar. Ai shtoi gjithashtu, se njohja e pavaresise se Kosoves nga Mali i Zi, eshte pjese e kontributit te ketij vendi ne politiken e rajonit. Ndersa kryeparlamentarja Topalli, ne fjalen e saj pershendetese eshte shprehur se "marredheniet qe deri para nje dekade kane qene inekzistente, kane arritur nje nivel shume te larte e dinamik, bazuar jo vetem ne parimet e standardeve te fqinjesise se mire, por edhe ne ato te integrimit evropian".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›