E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si më tutje në Afganistan?

Pas 10 vjetësh në Afganistan, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një rrugëdalje për trupat e tyre nga ai vend, deri në fund të vitit 2014.

Por ka shqetësime mbi ecurinë e strategjisë amerikane në Afganistan dhe mbi efektin që mund të ketë tërheqja e Shteteve të Bashkuara në këtë vend dhe në rajon.

Shqetësime të reja po shfaqen për mundësinë e rifillimit të një lufte civile në Afganistan ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po fillojnë të planifikojnë largimin nga ky vend brenda tri vjetëve.

Analistët veçojnë si shenja rreziku intensifikimin e sulmeve të forcave talebane në qytete dhe vrasjet me objektiv të përcaktuar, siç ishte vrasja e bujshme e ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani.

Profesori i Universitetit të Ushtrisë Amerikane në Pensilvani, Larry Goodson, thotë se mungesa e një përfundimi të qartë nga konflikti i tanishëm, rrit rrezikun e një rikthimi të vendit në një kaos të përgjakshëm si ai i viteve të 90-ta.

“Unë kam frikë se një tjetër luftë civile do të pasojë. Nuk kemi parë një përfundim bindës të luftës në Afganistan. Nuk kemi parë që talebanët të jenë mposhtur plotësisht”, theksoi Goodson.

Edhe ish-Shef i Shtatmadhorisë Amerikane, Admirali Mike Mullen, gjithashtu paralajmëroi për mbi mundësinë e një lufte civile, nëse presidenti Hamid Karzai nuk luftonte me agresivitet korrupsionin që ka pushtuar qeverinë e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›