Fuqia blerëse në Shqipëri, më e ulëta në EvropëNga TemaEurostat, organizmi që ofron të dhëna statistikore për llogari të Bashkimit Evropian, bëri të njohura dje të dhënat e fuqisë blerëse për çdo shtet të Bashkimit Evropian, por dhe të vendeve që asp
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Fuqia blerëse në Shqipëri, më e ulëta në EvropëNga TemaEurostat, organizmi që ofron të dhëna statistikore për llogari të Bashkimit Evropian, bëri të njohura dje të dhënat e fuqisë blerëse për çdo shtet të Bashkimit Evropian, por dhe të vendeve që aspirojnë të anëtarësohen.
Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për sa i përket fuqisë blerëse, duke u renditur më keq se Bosnja, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Duke marrë si referencë mesataren e vendeve të BE, dhe duke e llogaritur atë me 100 pikë, Eurostat mat fuqinë blerëse se si lëviz ajo në shtete të ndryshme.
Shqipëria e ka fuqinë blerëse 26 pikë, rreth katër herë më të vogël se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Përllogaritja është për vitin 2008, ndërsa për vitin që po mbyllim nuk ka të dhëna, por, duke parë situatën, ekziston mundësia që Shqipëria të jetë përkeqësuar akoma më shumë. Në vitin 2007 fuqia blerëse e Shqipërisë ishte 23 pikë, e po kaq ishte dhe në vitin 2006.
Ndjekësja më e afërt e Shqipërisë është Bosnja, e cila ka 31 pikë në fuqinë e saj blerëse. Më pas vjen Maqedonia, e cila ka një fuqi blerëse prej 33 pikësh përkundrejt mesatares së BE. Serbia ka 36 pikë në këtë renditje dhe Mali i Zi 46. Vendi që qëndron më lart në këtë renditje, ndër vendet aspirante për t’u anëtarësuar në BE, është Kroacia, që ka një fuqi blerëse prej 63 pikësh kundrejt mesatares së BE. Turqia ka një fuqi blerëse prej 46 pikësh.
Vendi i parë në Evropë për fuqi blerëse është Luksemburgu me 276 pikë, shumë larg nga ndjekësi më i afërt, Irlanda me 135 pikë. Të fundit në BE për fuqi blerëse janë Bullgaria me 41 pikë dhe Rumania me 47 pikë. Fuqia blerëse në gjithë zonën euro është 108 pikë.