Fuqia jonë do ta bëjë Shqipërinë të mirë
Nga Erion Veliaj
Teksa shoh këtë sallë të stërmbushur them me vete si mund të shqetësohet kush për të ardhmen e Shqipërisë, kur ajo është në duart tuaja? Nuk e di si duket nga aty ku jeni ulur ju, por nga ketu ku jam unë, pamja që shoh është fotografia më e bukur në Shqipëri.
Falemnderit, falemnderit që jeni këtu, falemnderit atyre Fressh-istëve që udhëtuan me orë të tëra, faleminderit deputetëve, kryetarëve të bashkive e rretheve, faleminderit pjesmarrësve të trupit diplomatik dhe meqë jemi këtu, doja tI shprehja mirënjohjen e vecantë zotit Arvizu. Sot është përvjetori i tij i martesës. Në fakt, duhet të falenderoj Zonjën Arvizu që u tregua aq bujare ta ndante me në kohën e Ambasadorit në këtë përvjetor. Ju urojmë shumë përvjetorë me kaq shumë miq sa edhe sot! Sa mirë që nuk jeni shqiptar, se ne për përvjetor u shkojmë miqve në shtëpi, dhe sdi a do gatuanit dot drekë për 5mijë vetë në ambasadë.
Të them të drejtën, unë ende nuk e di si pranova të flas pas Elton Dedës, është një performancë shumë e vështirë për tu konkurruar. Shumë faleminderit Elton, për fjalët dhe suksesin që ti përfaqëson dhe frymëzon tek të rinjtë shqiptarë. Me sa duket të gjithë kemi nevojë për një re:fressh! Re:fressh I Eltonit quhet Voice of Albania dhe na ka frymëzuar të gjithëve.
Po e them që në fillim: Gëzuar! Gëzuar ditëlindjen e FRESSH-it, më shumë mirënjohje për të gjithë ata djem dhe vajza që 20 vjet më parë patën vizionin për të themeluar organizatën me impaktin më të madh në politikën progresiste në 20 vitet e fundit në Shqipëri.
Shumë faleminderit Pandeli Majkos, një histori suksesi e të rinjve Shqiptare në drejtimin e vendit dhe në përballimin e krizës më të madhe moderne të kombit tonë, luftës së Kosovës. Sot e përshëndesim dhe i urojmë të njëjtin sukses teksa do të përfaqësojë Shqipërinë me emër të mirë në OKB. Tani që Pandi babai i FRESSH-it – është në Amerikë, FRESSH-i realisht ka fituar pavarësinë e një 20 vjecari se mund të kthehet në shtëpi kur të dojë, e babai sështë aty që ti bërtasë pse erdhe vonë!
Pafund mirënjohje për Ilir Zelën, mikun e mirë e të duruar, një bashkudhëtar të kujdesshëm e të mencur të këtij udhëtimi të rinisë shqiptare Ilir, të falenderojmë me gjithë zemër për praninë dhe kontributin tënd. Të tjerë të rinj, si Lavdrim Krashi që sot drejton degën e PS në Londër dhe është një aktivist laburist shembullor e miq të tjerë që kaluan këtë stafetë ndër vite kanë sot gjithë mirënjohjen tonë.
Teksa vija sot në Pallat të Kongreseve, disa nga prindërit tuaj më telefonuan për të na inkurajuar duke më thënë Erion, fëmijët tanë janë aty, ju lutem ndryshojeni këtë vend! Dua të marr një moment për të falenderuar ata mijëra prindër që ndoshta nuk kanë paratë, ndoshta nuk kanë krahunn e forcës, ndoshta nuk kanë pushtetet, por që i kanë dhënë kësaj lëvizjeje për ndryshim, kësaj rilindjeje shqiptare, gjënë më të cmuar që kanë, dritën e syrit të tyre, fëmijët e tyre! Teksa po na ndiqni në këto momente, në emër të PS ne ju falenderojmë si prindër idealistë që keni rritur fëmijë me pasion për Shqipërinë e për këtë Rilindje Shqiptare. Faleminderit, dhe po, ne do ta ndryshojmë këtë vend!
Jam menduar gjatë se si do ta nisja këtë mesazh. Në fund vendosa që nuk jam këtu përpara që tju qetësoj, jam këtu që tju shqetësoj. Tju shqetësoj sepse familjet tona janë të shqetësuara, komunitetet tona janë të shqetësuara, njerëzit e ndershëm të këtij vendi janë të shqetësuar, kombi ynë pas 100 vitesh pavarësi është i shqetësuar. E për turpin tonë, sa herë përmendet Shqipëria e gjthë bota perëndimore është e shqetësuar.
Kthejeni kokën në të majtë e shikoni atë që keni në krah. Kthejeni kokën në të djathtë tani dhe shihni tjetrin. Në Shqipëri ka 1 milionë të papunë. Statistikisht, 1 nga ata ulur afër jush është sot i papunë. 1 milionë të papunët në Shqipëri nuk janë statistikë, janë njerëz prej vërteti, kanë fytyrën e atij që është ulur pranë jush, quhen Marsel, Blerta, Arbri, Joni, Leart, Ana dhe janë plot 1 milionë vetë, kryesisht të rinj, të shkolluar e të pashpresë. KJO, është për tu SHQETËSUAR!
Mendoni tani për vëllain, motrën, kushërinjtë apo prindërit tuaj që jetonë jashtë. Nuk ka asnjeri në këtë sallë që nuk e ka një lidhje të tillë. Janë 1 milionë shqiptarë që sot jetojnë në Greqi, Itali e gjetkë. Të gjithë kanë ikur të rinj, e sic po duket vazhdojnë të ikin të tjerë. Pas 20 vitesh tranzicion, e vetmja ide finale për të rinjtë e pashpresë është: Të ikin! Kjo, është për tu shqetësuar!
Shumë prej jush jeni studentë. Kam dëgjuar nga ju historitë e rryshfeteve për cdo provim që duhet të merrni. Kam dëgjuar por oraret mesjetare të dushve për tu larë në Qytet Studenti. Kam parë se si zhvateni për stazhet e skllavërisë, provimet e gjuhëve të huaja me pagesë skandaloze cdo dy vjet, protestat e pafundme për klasa, banka, ngrohje e ndricim. Kjo është për tu shqetësuar!
1% e të rinjve nuk i ka këto probleme. Nëse je fëmijë apo dhëndër i familjeve në pushtet sot punon në cilëndo Ministri, Ambasadë apo Drejtori që dëshiron, pa meritë, pa garë, pa ndershmëri. Kjo është për tu shqetësuar! Po, për 99% të të rinjve shqiptarë që nuk e kanë këtë lidhje me pushtetin kjo është për tu shqetësuar.
Sot kemi shoqërinë më të pabarabartë të 20 viteve të fundit. 5% e njerëzve kanë gjysmën e pasurisë, dhe 95% ka gjysmën tjetër. Një pabarazi e tillë, është për tu shqetësuar, e për tu shqetësuar shumë!
Po cfarë? Cfarë vallë mund të bëjmë?
Në një vend normal, këto probleme duhet ti zgjidhte qeveria. Por në Shqipëri, qeveria nuk është zgjidhja, sot qeveria është bërë vetë problemi që duhet zgjidhur. Ky është problemi ynë!
Qeveria thotë, djali që doli nga burgu i të miturve dhe shkoi në skamjen e frikshme të familjes në Has nuk është problemi im. Ne themi, ky është problemi ynë!
Qeveria thotë të rinjtë që u vranë, plagosën e sfilitën në Gërdec nuk janë problemi im. Ne themi, ata janë problemi ynë!
Qeveria thotë 1milionë emigrantë, 1 milionë të papunë, 1 milionë të rinj – nuk janë problemet e mia. Ne themi, këto janë ekzaktësisht problemet tona!
Të rinjtë që vetëvriten, zhgënjehen, dorëzohen, fundosen, bien pre e krimit dhe drogës mund tmos jenë problemi i qeverisë, por ata janë problemi ynë.
I madh e i vogël bie dakord që kjo qeveri nuk mund ta ndryshojë këtë realitet, madje më keq, ajo ka humbur totalisht lidhjen me realitetin. Këta Qeveritarë, sa herë sëmurën, shkojnë jashtë. Sa herë pushojnë, shkojnë jashtë. Sa herë blejnë, blejnë jashtë. Ata nuk kanë idenë që nafta ka shkuar 2000 lekë, ata nuk kanë idenë se qeraja për studentët është rritur, ata nuk kanë idenë se librat janë shtrenjtuar, ata nuk kanë idenë se shkollat po rrënohen. Nuk kanë idenë, sepse ata janë shkëputur totalisht nga ky realitet.
Por nëse qeveria është problemi, ku është zgjidhja?
Zgjidhja miq është në këtë sallë, zgjidhja ka emrin, mbiemrin dhe fytyrën tuaj, zgjidhja për 99% të të rinjve të ndershëm e të aftë të Shqipërisë quhet sic quheni ju, flet sic flisni ju, vepron sic veproni ju. Ju jeni zgjidhja! Një re:fresh, një rifreskim i gjithë energjive tona është zgjidhja për Shqipërinë.
Sot flasim të gjithë për deficitin buxhetor dhe mirë bëjmë. Por doja tu flisja për një deficit më të madh,