Fuqitë Botërore ftojnë Iranin për bisedime mbi bërthamoret

Fuqitë Botërore ushtruan presion ndaj Iranit për t'u takuar me ata për bisedime mbi programin e tij të diskutueshëm bërtamor përpara takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në fund të këtij muaji.
Volker Stanzel, drejtori politik në ministrinë e Jashtme të Gjermanisë bëri komentet e tij gjatë një deklarate, pas kryesimit të një takimi me homologët e tij nga Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania për të diskutuar mbi programin bërthamor të Iranit.
Duke folur në emër të gjashtë fuqive, deklarata e Stanzel ishte një kundërpërgjigje ndaj vërejtjeve të bëra nga kryenegociatori iranian për çështjen bërthamore Saeed Jalili, I cili duke u cituar nga televizionoi shtetëror iranian ka thënë se Teherani është I gatshëm për bisedime me fuqitë e mëdha.
" Dhe unë pres që ai të pranojë ofertën tonë për bisedime, për të shkuar drejt një dialogu për një zgjidhje diplomatike mbi çështjen bërthamore përpara javës kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në fund të shtatorit"-tha Stanzel.
Një zyrtar I lartë europian tha se fuqitë botërore kanë shprehur dëshirën për një takim. Zyrtari tha se fuqitë e mëdha kanë kërkuar një takim me iranianët brenda 2 javëve. Ai shtoi se kihte patur atmosferë zhgënjimi pasi nuk kishte patur asnjë lëvizje për çështjen që nga prilli.
Takimi I Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të mbahet më 23-25 shtator.
Perëndimi dyshon se Irani është duke ndjekur aktivitetet për prodhimin e bombave atmike nën mbulimin e një programi të karburantit bërthamor civil. Irani thotë se po kërkon vetëm energji elektrike nga energjia bërthamore.