Fuqite boterore ne prove mbi stabilitetin e Kosoves
Nga Stefan Wagstyl*
Nuk ishte ndonje surprize e madhe qe shpallja e pavaresise se Kosoves, nxiti protestat e minoritetit serb, nje ndarje Lindje-Perendim ne Kombet e Bashkuara dhe percarje ne Bashkimin Evropian. Udheheqesit etnike shqiptare te Kosoves e dinin se do te kishte nje rezistence te ashper, ashtu sic e dinin edhe mbeshtetesit e tyre ne SHBA, Britani dhe France. Pavaresia ishte shtyre prej muajsh, me shpresen e kote qe shqiptaret dhe serbet, dhe Perendimi me Rusine mund te binin dakord mbi nje marreveshje te mbeshtetur prej OKB-se.
Por, tani konfliktet ne nivelin lokal, evropian dhe ate global kane filluar te nxisin njeri-tjetrin ne menyre te tilla qe mund te minojne stabilitetin e Kosoves. Nese konfliktet do te trajtohen pa kujdes, ndarja de facto e Kosoves mund te thellohet, me nje shumice serbe ne veri qe do te ece ne rrugen e saj. BE-ja perballet me sfida serioze. E shtyre nga SHBA, ajo do te zevendesoje OKB-ne si mbikeqyresin kryesor nderkombetar te Kosoves. Por, ajo nuk eshte duke marre nje mandat te OKB-se per misionin e saj, per shkak se Rusia kundershton pavaresine dhe gjithcka qe vjen me te.
Mungesa e mbeshtetjes se OKB-se ka cuar kete jave ne shperthimin e mosmarreveshjeve te hapura brenda BE-se, me Spanjen qe drejton ate vende anetare, te cilat refuzojne te njohin pavaresine, megjithese pjesa me e madhe e tyre e mbeshtesin kete, duke perfshire Britanine, Francen dhe Gjermanine. BE-ja akoma vazhdon te veproje kolektivisht ne dergimin e nje misioni, duke perfshire edhe nje zyre politike, nje delegacion te Komisionit Evropian dhe nje ekip per ceshtje ligjore dhe ato te rendit publik. Por percarjet mbi njohjen e pavaresise ngrene pikepyetje mbi vendosmerine e saj.
Nderkohe, Ban Ki-Moon, Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, i eshte kerkuar te zgjedhe midis interpretimeve kontradiktore te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, e cila vendosi kontrollin e OKB-se mbi Kosoven. BE-ja argumenton se rezoluta i jep Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se te drejten per t'ia deleguar fuqite e mbikeqyrjes te tjereve, te tille si BE. Moska insiston se ajo nuk i jep atij te drejten te autorizoje nje mision te BE-se duke mbeshtetur pavaresine. Z. Ban iu shmang te henen kesaj ceshtjeje, duke thene se misioni i OKB-se do te qendroje ne vend "duke marre parasysh evoluimin e rrethanave".
Ne Prishtine, kryeqytetin e Kosoves, zyrtaret e OKB-se deklaruan se ata jane "te zhgenjyer" dhe nuk e dine se cfare do te bejne me pas. Plani rregullues i Marti Ahtisarit, ish-te derguarit special te OKB-se, te cilin autoritetet e Kosoves e kane pranuar, parashikon kalimin e pushtetit te qeveria e Prishtines, me BE-ne qe luan rolin e nje mbikeqyresi. Por, se si do te ndodhe kjo, tani mbetet akoma e paqarte, derisa z. Ban te jape urdhra me te qarta. Kete ai do ta kete shume te veshtire qe ta beje, nese SHBA dhe Rusia nuk do te zgjidhin mospajtimet mes tyre. Por Uashingtoni prej shume kohesh e shikon pavaresine si pasoje te pashmangshme te shkeputjes se Kosoves nga Serbia me 1999, ndersa Moska e shikon konfliktin si nje mundesi te mire per te perfituar nje baze sa me te madhe morale duke mbrojtur OKB-ne.
Per serbet e Kosoves, dhe padronet e tyre ne Beograd, paqartesite krijojne shanse per te marre iniciativen ne terren, ndersa linja e ashper e Rusise shton vendosmerine e tyre. Serbia formalisht nuk e ka mbeshtetur ndarjen, por politikanet serbe kane deklaruar qe, nese Kosova do te shkeputet prej Beogradit, shumica serbe ne veri te Kosoves duhet te shkeputet prej Prishtines. Deri tani, udheheqesit serbe kane qene te kujdesshem lidhur me ngritjen e ketij argumenti, nga frika e provokimit te sulmeve mbi enklavat e vogla serbe ne jug te Kosoves. Por, protestat e kesaj jave ne Kosoven veriore, duke perfshire edhe sulmet e te martes ndaj dy postave kufitare, tregojne se serbeve mund t’u jete sosur durimi.
Beogradi ka hequr dore nga dhuna, por eshte duke rritur mbeshtetjen e tij financiare per serbet e Kosoves, duke u kujdesur per sherbimet lokale te realizuara nga nje administrate paralele. Ne veri, udheheqesit serbe kane hedhur poshte bashkepunimin me BE, por kane sugjeruar se ata mund te vazhdojne te bashkepunojne me OKB. Ata mund te perpiqen te shkaktojne ndarjen e organizmave nderkombetare ne Kosove midis nje zone serbe te mbikeqyrur nga OKB-ja dhe zonave shqiptare te mbikeqyrura prej BE-se. Prioritet per OKB-ne dhe BE-ne eshte qe te frenoje dhunen, ashtu sic eshte kjo dhe per forcen paqeruajtese te drejtuara nga NATO, e cila eshte garanti themelor i sigurise ne Kosove. Por, pa nje perparim te shpejte ne planin nderkombetar, sfidat ne terren mund te rriten dhe behen me akute.
(*) Marre nga: “The Financial Times”