Ballkanizimi i Evropes
Bashkimi Evropian kishte rastin qe te shpelahet nga mekati i madh i dekades se kaluar dhe te deshmoje se politika e jashtme e perbashket eshte ne veprim. Por, nuk ndodhi keshtu. Ne rastin e shpalljes se pavaresise se Kosoves, nje qendrim i perbashket i Bashkimit Evropian do te mund ta jetesonte deklaraten e Jasques Poo, dhene me 1991, se "ora e Evropes ka aguar". Pas kesaj deklarate, Bashkimi Evropian u nda rreth Jugosllavise, e cila u shemb ne nje sere lufterash te pergjakshme. Shtetet e Bashkuara atebote u detyruan te nderhyjne, per te shpetuar Bashkimin Evropian dhe Ballkanin. Kjo jave tingellon si "déjà vu", por fatmiresisht pa gjakderdhje.
Spanja e hapi mbledhjen e Bashkimit Evropian mbi Kosoven, duke e shpallur deklaraten e protektoratit te Kombeve te Bashkuara ne kundershtim me ligjin nderkombetar. Socialistet ne pushtet duket se jane zemeruar me kosovaret, pse nuk kane pritur ne qetesi deri ne mbajtjen e zgjedhjeve kombetare ne Spanje, muajin qe vjen. Kerkesat e baskeve dhe katalaneve per autonomi jane ceshtje te medha zgjedhore ne Spanje dhe Kosova i ka vene autoritetet spanjolle ne pozite te palakmueshme.
Shqetesime te ngjashme politike, por edhe solidaritet me sllavet ortodokse te Serbise, kane edhe Rumania, Bullgaria, Qiproja greke dhe Greqia. Sllovakia, nderkaq, ka frike se pakica e saj hungareze do te mund te synoje te njejten gje si kosovaret. Te tjeret, si italianet, brengosen mos po i zemerojne serbet dhe ruset.
Britania, Franca dhe Gjermania e kane mirepritur lindjen paqesore dhe te shumepritur te shtetit te ri ne Ballkan, por jane Shtetet e Bashkuara, ato qe u vune ne krye te njohjes nderkombetare te Kosoves dhe moren persiper barren me te nxehte nga Moska dhe Beogradi.
Nderkohe, greket serish jane kercenuar te minojne planet e Bashkimit Evropian per Ballkanin, per shkak te emrit qe mbajne fqinjet e tyre maqedonas. Nese keta te fundit nuk heqin dore, Athina do te mund te vendose veto mbi anetaresimin e Maqedonise ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Shtetet e Bashkuara dhe pjesa me e madhe e Bashkimit Evropian e njohin Maqedonine me emrin e saj te zgjedhur dhe nje ndermjetes nderkombetar tashme ka dale me propozime te reja per ta zgjidhur kete konflikt absurd dhe te kushtueshem 17-vjecar. Prandaj, nuk duhet pasur iluzione. E vetmja gje e perbashket ne politiken e jashtme te Bashkimit Evropian eshte mendj ngushtesia e qarte, mungesa e nje vizioni strategjik dhe mosgatishmeria per te mbeshtetur zotimet madhore per lidership global, qofte me burime apo edhe vullnet politik.
Marre nga: "Wall Street Journal"