E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terhiqet shoqata nga sot do te njihen abonente

Kryeministri Berisha operatoreve Tu hiqen licencat. Shoqata kerkon falje

Nga sot te gjithe kryeqytetasit qe perdorin transportin urban do te mund te udhetojne me abone dhe librezat e invaliditetit. Shoqata e Transportit Qytetas dje ne mesdite vone ka zhvilluar nje mbledhje dhe ka vendosur te terhiqet nga vendimi per mosnjohjen e aboneve duke u kerkuar falje qytetareve. Terheqja e shoqates ka ardhur pas presioneve te bera gjate dites nga Kryeministri Sali Berisha i cili kerkoi edhe heqjen e licences se ketyre operatoreve duke e cilesuar krim vendimin e tyre te njeanshem qe u perdor si shantazh ndaj shtetit. Ndersa vete shoqata deklaroi se vendimi erdhi pas ngritjes se grupit te punes i cili po shqyrton kerkesat e tyre.

Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas SHKTQ perfaqesuese e subjekteve te transportit qytetas urban te Tiranes ne emer te operatoreve private njofton qytetaret dhe kerkon mirekuptimin e tyre ndaj vendimit te saj per bllokimin e perkohshem te shitjes se aboneve per muajin nentor dhe duke filluar nga dita e neserme date 4.11.2010 do te filloje shperndarja e aboneve per muajin nentor - thuhet ne deklaraten e shoqates. Nga ana tjeter ata kane marre sinjale pozitive ne lidhje me zgjidhjen e kerkesave te tyre nga pushteti vendor dhe ai qendror.

Pezullimi i abonese per muajin nentor vec debateve dhe perplasjeve mes institucioneve pergjegjese ka irrituar qytetaret te cilet ndihen te pafuqishem per te gjetur nje zgjidhje. Fatorinot nga ana e tyre jo rralle ne keto dite jane konfliktuar me qytetaret per pagesen vonesat e autobuseve cilesine e udhetimit dhe thone se faji nuk eshte i tyre. Abonoja nje dokument qe lehteson udhetaret qe zgjedhin transportin urban nuk po perdorej ne Tirane nga e hena e kesaj jave per shkak te mossubvencionimit nga Bashkia e Tiranes e cila ka pezulluar edhe subvencionimin e udhetimit per invalidet e punes apo veteranet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›