E Diel, 1 Nëntor 2026

10- vjetori i shoqates se Ujesjellesit Berisha Furnizim 24-ore

Ne 10- vjetorin e krijimit te shoqates se Ujesjelles-Kanalizimeve kryeministri Sali Berisha premtoi dje se qeveria do te mundesoje uje te pijshem 24 ore ne 24 per cdo komune te vendit. Kreu i qeverise u ndal dhe tek trajtimi i ujerave te zeza duke e cilesuar ate si nje parakusht per nje Shqiperi te standardevete larta. Zotimi yne eshte i forte se do te bejme cdo gje. Do ti sjellim ne situaten e furnizimit me uje 24-ore ndaj dhe u bej thirrje qe bashkerisht te identifikojme dhe ti shpallim keto perparesi emergjente. Te vazhdojme procesin e trajtimit te ujerave te zeza- tha Berisha. Kreu i mazhorances vuri theksin dhe mbi menaxhimin e impianteve te ujit te pijshem ndersa shtoi se burimet e ujit jane kthyer ne nje sektor te rendesishem energjetike.

Jam deshmitar i nje kontributi madhor te shoqates jo vetem ne furnizimin e popullates me uje por edhe ne nxjerrjen nga gjumi te pasurive te medha ujore per qellime energjetike - tha Berisha. Nje rol te rendesishem ne modernizimin e impianteve te ujit ka luajtur dhe qeveria gjermane nepermjet fondeve qe kane shkuar ne sherbim te pastrimit dhe filtrimit te ujerave. Kryeministri shprehu gjithashtu mirenjohjen per qeverine gjermane e cila permes projekteve te shumta ne mbare vendin ka bere qe situata e menaxhimit dhe trajtimit te ujerave te jete krejtesisht tjeter. Duke theksuar se uji eshte perparesi themelore per qeverine kryeministri Berisha u shpreh se qeveria nuk do te lere perpjekje pa bere qe qytetaret shqiptare te kene furnizim me uje 24 ore. Ne kete kontekst Kryeministri theksoi se kjo do te behet realitet edhe per zonat me te thella te vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›