Bizneset e shqiptareve ne Gjermani

Para njezet vitesh kam ardhe me duar nxhepa me nje valixhe dhe nje pale rrobe e kurrgja tjeter hic. Tash me shtepi e me gjithe cfare kam eshte diku gjysme milioni kapital. Vetem se eshte dashur me punue me u perpjek edhe me kursy shume
Ish-refugjatet nga Kosova te mbetur ne Gjermani kane ndertuar jete te re me pune shtepi por edhe me biznese te pavarura te cilat ua mundeson konkurrenca e ndershme mbeshtetja institucionale dhe qasja ne kapitalin bankar. Sipas Zyres per Migrimin dhe Refugjatet me seli ne Nyrnberg ne vitin 1999 Gjermania kishte rreth 200 mije refugjate kosovare. Pas dy dekadave te mbeturit ne Gjermani kane ndertuar jete te re me pune shtepi por edhe me biznese.
Para njezet vitesh kam ardhe me duar nacutexhepa me nje valixhe dhe nje pale rrobe e kurrgja tjeter hic. Tash me shtepi e me gjithe cfare kam eshte diku gjysme milioni kapital. Vetem se eshte dashur me punue me u perpjek edhe me kursy shume - rrefen Nexhat Hasani 47 vjec nga Decani i Kosoves me banim ne Essen me shikimin e ngrire ne monumentin industrial Zollverein nen hijen e te cilit realiteti larg atdheut e familjes dikur i dukej edhe me i erret.
Tetembedhjete vjet pas ky refugjat kosovar i viteve 90 sot nenshtetas i Gjermanise kete miniere qymyri te ndertuar me 1847 - tashme trashegimi boterore ne listen e UNESKO-s - e sheh si pjese te jetes te cilen ua tregon mysafireve te tij me krenari. Lashtesia e shtepise 120-vjecare i jep ngrohtesine e kullave shekullore ne Kosove ndersa salloni me inventar antik dhe zjarri i ndezur ne oxhakun klasik eshte kendi per te cilin kishte enderruar. Nexhati pas 17 vjetesh pune neper ndermarrje te tjera tashme ka edhe nje biznes te pavarur ne ndertimin e lulishteve dhe te kopshteve ne Essen.
Veshtire eshte se konkurrenca eshte shume e madhe cmimet levizin perdite. Por fale kontaktit qe kam pas me kolege e miq gjermane. Pastaj krejt varet nga korrektesia dhe kualiteti i punes. Ketu me rrejt e me ba dallavere nuk ka. Keshtu sacutekam pas problem me pune kurre. Ndersa ne Essen e di se jemi 6-7 biznese te pavarura te shqiptareve vetem ne profesionin tim - thote ai. Dhe kjo fale shpirtit ndermarres dhe kombinimit te korrektesise gjermane dhe fleksibilitetit shqiptar - mendon Kujtim Dobruna udheheqes i Organizates per Iniciativen Ekonomike per Kosoven me seli ne Vjene. Kjo i ben keto gjenerata edhe me te vecanta. Ne takimet me afaristet shqiptare te diaspores kemi pare nje deshire te pashtershme per tacuteu bere zot te vetvetes. Prandaj edhe ky guxim per te rrezikuar kapitalin e vet eshte duke iu shperblyer me sukses. Ndersa une besoj se arma me e fuqishme ne duart e tyre eshte kombinimi i te dyja kulturave kombinimi i fleksibilitetit shqiptar dhe saktesise e precizitetit gjerman e cila ua ka hapur dyert drejt suksesit - thote z. Dobruna.
Agronomi Christoff Kircheller 50 vjec familja e te cilit per 44 vjet ishte pronare e nje ndermarrjeje per ndertimin e kopshteve dhe lulishteve qe nga mbyllja e saj ka nderruar 18 firma. Nderkohe ai eshte pjese e stafit te shefit shqiptar. Une isha me teper se nje vit pa pune. Dhe kur pashe oferten ne Internet erdha nepermjet Entit per Punesim. Brenda stafit ka edhe nje turk krahas shqiptareve por marredheniet jane shume te mira kolegjiale njerezore pothuaj familjare. Edhe trajtimi ndaj nesh eshte i mire dhe nese ke ndonje termin te lejohet te shkosh edhe para kohe. Por orari i perfundimit te punes respektohet ne menyre strikte. Dhe meqenese te gjithe flasin gjermanishten une nuk kam asnje problem dhe me te gjithe kuptohem pa veshtiresi - thote Christoph Kirchheller me banim ne Gielsen Kirchen.
Konkurrenca luajale mbeshtetja institucionale dhe qasja ne kapitalin bankar ne gjithe hapesirat gjermanfolese jane vendimtare per fillimin e nje biznesi te ri per shqiptaret ne diaspore te cilat mungojne ne hapesirat shqipfolese- mendon z.Dobruna sipas te cilit vetem 25 per qind e ndermarrjeve kosovare kane qasje ne kapitalin bankar ndersa pjesa tjeter te gjitha aktivitetet afariste i financojne nga mjetet vetjake. Dhe ne hapesirat gjermanfolese pak a shume gjithcka varet nga afiniteti i ndermarresit menaxhimi i ndermarrjes dhe pozicionimi i tij ne treg. Perderisa ne trevat shqiptare ne vecanti ne Kosove ndermarrjet ballafaqohen me probleme bazike qe nga mungesa e infrastruktures energjise elektrike konkurrenca joluajale dhe veshtiresite e qasjes ne kapital - thote z.Dobruna.
Sipas Zyres per Migrim dhe Refugjate me seli ne Nyrnberg ne vitin 1999 Gjermania kishte rreth 200 mije refugjate kosovare. Pas dy dekadash jeta e tyre ka ndryshuar rrenjesisht dhe shumica prej tyre tashme kane filluar biznese te pavarura. Mirepo sipas z.Dobruna edhe pse eshte i ditur profili i bizneseve dominuese qe jane hoteleria dhe ndertimtaria fakti se qytetaret e Republikes se Kosoves ne dy dekadat e fundit kane pasur dokumente te ndryshme qofte te ish-Jugosllavise te Serbise apo edhe kane bere regjistrimin e bizneseve si nenshtetas te shtetit perkates identifikimi i bizneseve ne baze te listave te bizneseve eshte i veshtire. Nje shifer te tille do te mund ta siguronin vetem institucionet e Kosoves sikur te benin regjistrimin e bizneseve te pavarura te shqiptareve ne diaspore.