E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furgonët taksi nga e mërkura në grevë pa afat

 

SHKODËR-Drejtues të furgonëve taksi 8+1 kanë paralajmëruar nisjen e grevës pa afat ditën e mërkurë. Të grumbulluar para bashkisë Shkodër, ata kanë paraqitur dhe një herë kërkesën e tyre për të pasur një vend qendrim në qendër të qytetit dhe për të eliminuar konkurrencën e pandershme. Prej 2 vitesh, drejtuesit të furgonëve taksi 8+1 kërkojnë një vend qendrim në qendër, pasi sipas tyre janë furgonët e palicencuar dhe që nuk paguajnë taksa, të cilët kanë katër vende në qytet ku kryejnë mbushjen e tyre me pasagjerë kryesisht drejt Tiranës e Lezhës dhe i konkurrojnë në mënyrë të pandershme. Dje 50 drejtuesit e furgonëve janë shprehur se janë të licencuar, paguajnë të gjitha taksat , madje tani u është kërkuar që të bëjnë licence 5-vjeçare, të cilën janë duke e bërë.

"Po ndëshkohen të rregulltit dhe favorizohen ata që nuk paguajnë taksa",- thanë protestuesit. Por ndërsa konkurrenca e pandershme, sipas tyre nuk ka gjetur zgjidhje, së paku kërkojnë të kenë një vend në qendër ku të stacionohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›