Furgoni del nga rruga, 1 vdes, 1 plagoset
Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër. Ben Pepaj, 39 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa Agustin Vucinaj, 39 vjeç, është plagosur rënë si pasojë e daljes nga rruga të automjetit me të cilin udhëtonin.
Mësohet se mjeti furgon ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe, në vendin e quajtur Gocaj. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.