E Diel, 1 Nëntor 2026

Furgoni del nga rruga, 12 të plagosur

Nje aksident i rende ndodhi ne te dale te kryeqytetit ne aksin Tirane-Fushe Kruje. Rreth ores 20:45 te mbremjes se te djeles ne Uren e Tapizes, nje furgon me targa Tirane doli nga rruga.12 persona mbeten te plagosur ne kete aksident. Forcat e policise mberriten menjehere ne vendin e ngjarjes dhe bene transportimin e te plagosureve drejt spitalit ushtarak ne Tirane.

Burime spitalore bejne me dije 3 prej tyre jane ne gjendje kritike per jeten. Sa i takon shkaqeve te aksidentit policia nuk i ka zbardhur ende ato plotesisht por dyshohet qe drejtuesi i mjetit Bashkim Yzeiri te kete humbur kontrollin dhe per pasoje furgoni ka dale nga rruga.Mjeti udhetonte ne drejtim te Fushe- Krujes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›