Malesi e Madhevrasja e policit rrugor60 të shoqëruar
MALESI E MADHE-Vazhdojnë hetimet për të zbardhur autorët e ekzekutimit të policit rrugor Kol Ndreshaj, në vendin e quajtur "Foletat e Marshenjt" në fshatin Reç të Komunës së Shkrelit. Mbi 60 persona janë shoqëruar në komisariat për të marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e ndodhur rreth orës 02. 20 minuta të së dielës.
Shumica e personave të shoqëruar, janë banorë të zonës, por edhe nga qyteti i Shkodrës që morën pjesë në festën e Reçit. Mësohet se 41-vjeçari, babai i dy fëmijëve dhe kolegë të tij ishin caktuar me shërbim në Malësinë e Madhe, pasi mbrëmjen e së shtunës u festua 60-vjetori luftës së Reçit, një festë kjo tradicionale, e cila festohet që para vitit 1990.
Në mëngjes disa kalimtarë të rastit kanë parë trupin e pajetë të policit në anë të rrugës dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Ekspertët e çështjes- shkruan sot Gazeta Shqiptare- mendojnë se vrasësi e ka studiuar mirë vendin ku do të kryente krimin. Ai i ka përgatitur pritën policit të qarkullimit rrugor në një vend i shkretë, që më pas të zhdukej pa lënë gjurmë. Sipas burimeve policore, e vetmja pistë për momentin është ajo e ndonjë sherri të çastit.
Sipas hetuesve të çështjes, Kol Ndreshaj është qëlluar dy herë. Një plumb i ka përshkruar gjoksin tej për tej, ndërsa një plumb tjetër ka prekur pjesën e sipërme të motorit të tij. Nga gjurmët që ka lënë motori, grupi i eksperteve pohon se viktima ka tentuar të largohet nga vrasësi. Forcat e rendit premtojnë 5 milionë lekë shpërblim për personin që jep informacion për vendndodhjen e ekzekutorëve të efektivit të policisë Rrugore të Shkodrës.
(s.g/balkanWeb)