Shqipëri-Maqedoni, prej sot me letërnjoftime
Levizja e ndersjellte e qytetareve nga Shqipëria ne Maqedoni, tashme me leternjoftime. Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe letërnjoftimet (kartat e identitetit).
Ajo u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki më 1 dhjetor 2011 në Tiranë.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës. (INA)