Debati i partive per certifikatat, si jane prishur zgjedhjet ne Shqiperi
TIRANE - Mungesa e besimit ne lidhje me certifikatat ka sjelle jo pak probleme ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluar ne Shqiperi. Dhe per pasoje abuzimi me to ka qene dhe nje nder pikat kryesore qe misioni vezhgues i OSBE/ODIHR-it ka renditur ne raportet perfundimtare te zgjedhjeve Parlamentare por dhe vendore ne Shqiperi. Nderkohe qe partite politike nuk kane reshtur se akuzuari njera tjetren per prodhim te tejkaluar certifikatash dhe perdorimin e tyre per te votuar pikerisht diten e zgjedhjeve. Nje debat i tille ka qene me se i ndezur sidomos ne zgjedhjet e fundit parlamentare te 3 korrikut te vitit 2005, ku PS pas humbjes ne zgjedhje akuzoi se opozita e asaj kohe nepermjet pushtetareve vendore ka prodhuar certifikata dhe per kryeqytetin dhe per qytetet e tjera me te medha. Socialistet kane hedhur akuza qe ne ate kohe ne lidhje me perdorimin e certifikatave te bashkise se Kamzes ne zonat elektorale te kryeqytetit si dhe prodhimin jashte te gjithe parametrave te certifikatave ne njesi te tjera vendore. Nderkohe qe nderkombetaret, dhe ne zgjedhjet e fundit per pushtetin vendore por dhe ne zgjedhjet e pjesshme me se njehere jane shprehur per modernizimin e certifikatave, duke i cilesuar ato si burimin kryesor te kontestueshmerise se zgjedhjeve. Perfaqesues te OSBE por dhe te Komisionit Evropian dhe te Keshillit te Evropes ne Shqiperi jane shprehur se pa garantuar pacenueshmerine e certifikatave, qe do te sjellin me pas dhe besueshmerine e regjistrit zgjedhor, por dhe te regjistrit te te dhenave per te gjithe qytetaret shqiptare, si dhe pajisjen e qytetareve me karta identiteti, ne afatin e percaktuar perpara zgjedhjeve, atehere keto zgjedhje do te jene jo te drejta dhe te kontestuara. Shqiperia, sidomos me dy zgjedhjet e fundit, sipas nderkombetareve ka bere hapa prapa. Nderkohe qe reforma e plote zgjedhore qe do te garantonte zgjedhje te ndershme dhe te pakontestueshme, eshte nje nga kushtet per integrimin.