Berisha: Certifikate dhe per Ramen
Nuk mund te ndodhe qe ne nje inaugurim te kryer nga kryeministri Sali Berisha, te mos permendet kundershtari i tij politik, kryetari i Bashkise Edi Rama. Ne momentin e ceremonise se shperndarjes se certifikatave te para dixhitale nga vete kryeministri, ky i fundit siguroi se me nje te tille do te pajise dhe kryetarin e selise roze Rama. Nje batute e hedhur per shkak dhe te mungeses se kryebashkiakut te kryeqytetit, nderkohe qe vete kryeministri Berisha kishte vendosur qe te inauguronte fillimin e nje procesi te tille pikerisht ne njesine bashkiake qe drejtohet nga zedhenesi i partise se tij, Gerti Bogdani. Kjo si nje prove me shume per arritjet e qeverise edhe ne procesin e dixhitalizimit. Madje ne fjalen e mbajtur me kete rast, kreu i qeverise Berisha theksoi se procese te tilla dukeshin shume te largeta tre vite me pare, kur ne pushtet ishte Partia Socialiste. "Tre vjet me pare, Shqiperia ishte shume larg dixhitalizimit. Vitin e kaluar, Shqiperia kishte rritjen me te larte ne Evrope per sa i perket shpejtesise se rritjes se perdorimit te kompjuterit. Une shpresoj qe edhe kete vit ne do te ruajme shpejtesine me te larte ne Evrope, ne rritjen e penetrimit te IT-se. Kete fundviti ne do te kapim nivelin boteror, i cili eshte rreth 21 per qind", u shpreh kryeministri. Ne kete kuader ai u shprehu mirenjohjen dhe Zyres se OSBE-se ne Tirane, Komisionit Evropian, qeverine norvegjeze dhe ate austriake, per ndihmen e tyre ne realizimin e projektit te kompjuterizimit te sistemit te gjendjes civile. Si dhe falenderoi edhe te gjithe punonjesit e gjendjes civile, te cilet, ne nje kohe te shkurter, me perkushtim dhe pergjegjesi te larte, dixhitalizuan 14 mije regjistra te gjendjes civile ne vend. R.R