Poni: Certifikatat, siguri maksimale dhe te pastruara
Numri dy i Ministrise se Brendshme, Ferdinant Ponbi ka garantuar se te dhenat qe do te merren nga regjistri elektronik do te jene te pastruara nga dublikatat. Duke garantuar ne kete menyre nje proces te mepastajme te rregullt per regjistrin e zgjedhesve, listat e zgjedhesve dhe per pasoje dhe kartat e identitetit. Keshtu, zv.ministri i Brendshem, Ferdinant Poni, e cilesoi momentin e fillimit te shperndarjes se kartave elektronike si mjaft te rendesishem pas etapave te tjera te perfunduara per pergatitjen e Regjistrit Elektronik te Gjendjes Civile, hedhjen e te dhenave dhe certifikimin e tyre. "Shperndarja e certifikatave elektronike do te shkurtoje kohen e sherbimit per qytetaret e po keshtu do te kete sigurine maksimale, pasi te dhenat do te merren nga database elektronik, tashme te pastruara nga dublikimet dhe te certifikuara", tha Poni. Procesi i realizimit te certifikatave elektronike behet ne kuader te Projektit per Regjistrin Elektronik te Gjendjes Civile ne Shqiperi, te mbeshtetur nga Prezenca e OSBE-se ne Tirane dhe zyra e Komisionit Evropian ne Shqiperi, ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme.