Dy nëna braktisin fëmijët e vegjël në Tiranë dhe Fier
Një fëmijë një vjeç është braktisur nga nëna në rrugët e fshatit Marqinet në Tiranë. Ndërsa në Fier, një foshnjë njëjavëshe është braktisur në shkallët e një pallati dhe policia nuk e di ende se cila është nëna e tij. Ende nuk ka asnjë shpjegim të qartë për këto dy ngjarje, por mendohet se të paktën në rastin e Tiranës, shkak i braktisjes së fëmijës ka qenë ekonomia e dobët.
Tiranë
Një nënë ka braktisur foshnjën në kushte të pashpjegueshme dhe më pas është arratisur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vorë të Tiranës, ndërkohë që policia ka nisur punën për gjetjen dhe kapjen e nënës, e cila mendohet se është një grua nga Kruja, me qëllim qartësimin e rrethanave të këtij veprimi të rëndë. Nëna 24-vjeçare e ka kryer këtë veprim disa net më parë, por vetëm të hënën policia është vënë në dijeni. Ajo ia ka lënë te banesa një 40-vjeçareje, e cila ka mbetur e shtangur, kur ka parë foshnjën para portës së shtëpisë. Burimet zyrtare nga policia e kryeqytetit shpjeguan se dy ditë më parë, në rajonin e Policisë së Vorës është paraqitur M. Picari, 40 vjeçe, e cila është nga fshati Marqinet. Ajo ka treguar se në rrugë, pranë shtëpisë së saj, kishte gjetur një foshnjë 1 vjeçe të braktisur. Sipas deklarimit të saj, gjetja e foshnjës është bërë disa ditë më parë, më datë 2 të këtij muaji. Por, për disa ditë e ka mbajtur foshnjën në banesë dhe ka nxjerrë lajmërimin në fshat, duke besuar se e ëma do interesohej për të dhe do vinte ta merrte. Por, askush nuk është paraqitur dhe në këto kushte i është drejtuar policisë. Sapo morën kallëzimin, uniformat blu kanë identifikuar nënën e fëmijës, e cila është Donika Gjura, 24 vjeçe, dhe banon në Krujë. Ajo mendohet se ka braktisur të birin Aleksio dhe më pas është arratisur. Për këtë arsye, policia ka kërkuar ndihmën e Komisariatit të Krujës për gjetjen e nënës së re. Por deri në orët e vona të natës, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër për këtë ngjarje, veçse deklaroi se është pranë dokumentimit të plotë të saj dhe sot pritet që të kryejë gjithë veprimet për këtë rast. Ble. Gi.
Fier
Një foshnjë që mendohet se është rreth 7-ditëshe është gjetur në pallatin nr.11, pranë Shtëpisë së Ushtarakëve Fier. Policia e ka dërguar fëmijën në repartin e të porsalindurve të Maternitetit Fier, ndërsa ka nisur hetimet për gjetjen e nënës së tij. Meti Sharra, banor i lagjes "11 Janari" në Fier, ka njoftuar policinë se në shkallët e pallatit ku banon, gjendej një bebe. Sipas burimeve të policisë, foshnja e seksit mashkull është çuar në Maternitetin e Fierit, ku është lënë në kujdesin e mjekëve. Mjekja pediatre, Mirela Metaj, u shpreh se bebja nuk ka shenja dhune në trup. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për gjetjen e nënës. Vogëlushi ka qenë i veshur me pelena dhe vetëm një batanije ka "kujtim" nga nëna, e cila mori vendim tragjik. Policia pohon se po verifikon të gjitha lindjet e ditëve të fundit në qytet, por nuk përjashton mundësinë që fëmija të jetë braktisur nga ndonjë grua që ka udhëtuar nga një qytet tjetër.