E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furrnalta e re, tashme me robot

Pas aksidentit te ndodhur ne Uzinen e Shkrirjes se Celiqeve ne Elbasan, impiante te reja jane instaluar ne godinen e ish-Kombinatit Metalurgjik. Firma turke "Kurum" eshte duke eksperimentuar ditet e fundit furren e re te shkrirjes se celikut. Sipas te dhenave, furra e re ka kushtuar rreth 10 milion EURO dhe zoteron teknologji bashkekohore. Specialiste te firmes kane bere te ditur se pajisjet jane blere ne vendet e Bashkimit Evropian dhe jane te standardit te larte. Nje vemendje te vecante i eshte kushtuar masave te sigurimit teknik ne pune. Perreth furres eshte ndertuar nje mur mbrojtes i cili e izolon ate me pjesen tjeter te repartit. Por befasia turke eshte nje robot i telekomanduar i cili do te zevendesoje metalurget qe punonin dikur direkt prane furres. Roboti eshte i lidhur me sistemin kompjuterik te operatorit qe e drejton ne menyre te telekomanduar. Nderkohe mesohet se edhe skrapi qe do te hidhet ne furre do t'i nenshtrohet larjes, copetimit dhe kontrollit te imet. Tymi dhe avujt jane te lidhura me impiantin e filtrimit duke ulur ne maksimum ndotjen e mjedisit. Marrja e te gjitha ketyre masave duket se ka rritur ne menyre te ndjeshme sigurine ne repartin e shkrirjes se celiqeve ne Elbasan. Por para se te vihet ne pune furra do ti nenshtrohet nje sere testesh teknike te kerkuara nga qeveria shqiptare. Rreth dy muaj me pare, si pasoje e shperthimit te furres se shkrirjes, gjeten vdekjen 2 metalurge dhe u plagosen 9 te tjere. Fatos Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›