Zyra e regjistrimit, trefishohen bizneset
Numri i bizneseve qe paraqiten per tu pajisur me dokumentacionin perkates ne Zyren e Regjistrimit te Biznesit ne Bashkine e Gjirokastres eshte rritur ndjeshem gjate diteve te fundit. Sipas drejtuesit te kesaj zyre, Artan Nisllaj, "po vjen ne rritje numri i bizneseve te cilat paraqiten prane sporteleve te kesaj zyre per t'u regjistruar dhe pajisur me dokumentacionin perkates". Vetem per muajin shkurt numri i bizneseve te regjistruara llogaritet ne 135 te tille, nderkohe qe per muajin janar jane 120 biznese. "Krahasuar me muajt e fundit te vitit te kaluar numri i regjistrimeve nga ana e biznesit eshte trefishuar", pohon Nisllaj. Ne territorin e Bashkise se Gjirokastres numerohen 1100 biznese te regjistruara si taksapagues te rregullt.
B. Kore