E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistet, ndihma per familjen Sinjari

Eriola Hazizolli
Vrasja e Engjellushe Sinjarit disa muaj me pare ne fshatin Skrevan te rrethit te Beratit ka sensibilizuar gjimnazistet e qyteti per te ndihmuar familjen e mbetur pa te ardhura. Gruaja 40-vjecare, sipas policise, u vra nga 13-vjecari Romario H., ndersa bashkeshorti dhe dy vajzat e saj po perjetojne dite te veshtira per shkak te veshtiresive te medha ekonomike.
Mjerimi
Banesa njekateshe, e ulet dhe gati e rrenuar e familjes Sinjari ka qene disa here ne fokus te mediave gjate muajve te fundit. Dy vajzat e shtepise, Manushaqja dhe Shqiponja, po rriten pa nene dhe ne kushte teper te veshtira ekonomike. Bashkeshorti i viktimes, Luftari, ka pak mundesi per te rritur femijet, nderkohe qe te ardhurat e vetme te familjes jane nje lope dhe pak toke jo produktive.
Nisma
Te njohur me ngjarjen nepermjet medias, disa gjimnaziste beratas kane marre nismen per te ndihmuar familjen Sinjari duke gjetur mbeshtetje tek biznesi dhe Kryqi i Kuq, dega Berat. Paraditen e djeshme familja Sinjari ka pasur vizitore si rralle ndonjehere. Pese vajza, nxenese te shkolles se mesme te pergjithshme "Kristaq Capo" kane mberritur ne shtepine e vogel ne fshatin Skrevan, duke ofruar nje ndihme te konsiderueshme financiare dhe shoqerine e tyre. Luziana Qerozi, Alba Ago, Desida Gjenci, Marela Dena dhe Admerina Capuni, kane arritur te mbledhin rreth 500 mije leke ndihma ushqimore dhe veshmbathje per anetaret e familjes Sinjari. Ato i kane dhuruar keto ndihma dy vajzave te familjes Manushaqe dhe Shqiponja, 16 dhe 13 vjec, te mbetura qe prej 13 nentorit te vitit te kaluar pa nenen e tyre.
Vrasesi i lire
Lajmi se autori i vrasjes R, H, eshte i lire dhe ndodhet ne banesen e tij, nuk ka kaluar pa bere pershtypje edhe ne fshatin Skrevan. Familjaret Sinjari jane njohur me kete lajm, por tashme kane vendosur te shohin perpara duke u perpjekur ta harrojne kete histori. Luftar Sinjari, thote se ishte drejtesia qe vendosi per autorin e vrasjes se gruas se tij dhe nenes se dy vajzave, cka ka bere tashme qe ai te mendoje vetem per to. "Kam pak mundesi per te rritur dy vajzat e mija dhe kjo eshte ajo per te cilen mendoj. Lenia e lire e autorit te vrasjes nuk eshte ne doren time. Do te doja qe per ate vrasje te vendosej drejtesi, pasi gruaja ime vdiq ne rrethana shume te renda, por nuk jam une qe vendos"-thote bashkeshorti i gruas se vrare.
Vrasja qe tronditi Beratin
Engjellushe Sinjari, humbi jeten me 13 nentor te vitit te kaluar ne rrethinat e fshatit Skrevan. Gruaja kishte pranuar te strehonte ne shtepine e saj Romario H., femijen qe iu paraqit si jetim. Sipas policise, 40-vjecarja qe njihej per shkak te probleme te saj mendore, u vra, u perdhunua dhe u grabit nga 13-vjecari, qe pranoi me qetesi krimin. Pasi, qendroi me shume se tre muaj nen mbikeqyrjen e uniformave blu prane spitalit te Beratit, 13 vjecari eshte i lire ne banesen e tij, pasi ne vendin tone nuk ka nje institucion riedukimi per te miturit nen 14 vjec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›