"Kriza qeveritare s'ka lidhje me Kosoven"
Kriza qeveritare qe perfshiu Beogradin, nuk ka lidhje me Kosoven. Ky ka qene qendrimi i shprehur dje nga Presidenti i Republikes se Serbise, Boris Tadic. Pasi mori nen shqyrtim doreheqjen e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, presidenti Tadic deklaroi se do te shpalle zgjedhjet e parakohshme, duke cilesuar se eshte nje hap i nevojshem. Keto zgjedhje pritet te zhvillohen ne mes te majit qe vjen. "Problemet e qeverise serbe nuk vijne te gjitha per shkak te Kosoves, por per shkak te perceptimeve te ndryshme ne lidhje me rendesine e zhvillimit te raporteve mes Beogradit dhe BE-se per rritjen e ekonomise serbe", ka sqaruar presidenti serb.