"Furtuna" antikorrupsion shkund përsëri Hipotekën e Durrësit
"Furtuna 2" e antikorrupsionit ka çuar në pranga dy punonjës të tjerë të Hipotekës së Durrësit. Kalimi në pronësi të vetes dhe familjarëve të tjerë të një trualli ka çuar në pranga hartografin e hipotekës, por dhe juristin e këtij institucioni që ka zyrtarizuar kalimin. Të dy janë arrestuar për veprime korruptive dhe përfitim. Në vijim të hetimeve mbi akte korruptive të kryera nga punonjës të administratës shtetërore, Sektori Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Durrës, pas një pune investiguese, finalizoi operacionin e koduar "Furtuna 2". Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur se u bë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal nga dy punonjës të tjerë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ditën e djeshme, gjykata e rrethit gjyqësor nxori vendimet për arrest në burg për juristin dhe hartografin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Durrësit dhe po dje forcat e policisë kanë ekzekutuar këto vendime, duke prangosur shtetasin Petrit Maliqati, 53 vjeç nga Durrësi, me detyrë hartograf pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, si dhe 28- vjeçarin Olsjon Rrjepaj nga Durrësi, me detyrë jurist pranë kësaj zyre. Të dy të arrestuarit janë me arsim të lartë dhe ndaj tyre gjykata caktoi dje masën e sigurimit personal "arrest në burg". Dy të arrestuarit e fazës së dytë të operacionit të koduar "Furtuna" akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion pasiv. Maliqati, sipas grupit hetimor, akuzohet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, ndërsa Rrjepaj vetëm për shpërdorim detyre. Ka qenë një hetim disamujor i antikrimit ekonomiko-financiar që arriti në përfundimin se Petrit Maliqati dhe Olsion Rrjepaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, duke regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në favor të Petrit Maliqatit dhe vëllait e motrave të tij, një sipërfaqe toke truall, e cila ndodhet në Lagjen Nr.8 të qytetit të Durrësit. Denoncimi ka ardhur nga persona të tretë të interesuar për të njëjtën sipërfaqe trualli. Gjithsesi veprimet e të dyve janë nën hetim, për të zbardhur më tej jo vetëm këtë rast, por edhe veprime të tjera të mundshme që mund të rëndojnë pozitën e të arrestuarve.
"Furtuna I"
Policia arrestoi një nëpunëse dhe dy sekserë
Goditja e parë në Durrës,
në fillim të muajit prill
Një muaj më parë, në fillim të prillit, operacioni "Furtuna" vuri në shënjestër Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke çuar në pranga tri persona, pas një hetimi disamujor të nisur mbi bazën e një denoncimi qytetarësh që kishin provuar në kurriz veprimet korruptive të punonjëses së hipotekës dhe dy sekserëve të saj. Edhe ndaj tyre u përdor e njëjta skemë. Gjykata vendosi paraprakisht arrestin në burg si masë të sigurimit personal për Brikena Caton, Shpëtim Canin dhe Violeta Xhyvelen. Pas marrjes së denoncimeve të para, një agjent policie u fut në lojë duke kërkuar të mbarojë sa më shpejt punë në marrjen e një certifikate pronësie kundrejt shpërblimit. Për të siguruar dokumentacionin e duhur për pronën që zotëron, patjetër që duhet të kalosh nëpër sitën e sekserëve që vazhdojnë të veprojnë pranë hipotekës në kurriz të qytetarëve që duan të mbarojnë punë pa u zvarritur në kohë në sportelet e kësaj zyre. E akuzuara për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, Brikena Cato, 24 vjeçe nga Durrësi, me detyrë specialiste e praktikave në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, u arrestua dhe bashkë me të dhe dy sekserët.
Operacioni u bë në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës. "Furtuna" u drejtua ndaj punonjësve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, të cilët prej vitesh janë punonjësit më të përfolur në qytet për nivelin e lartë të korrupsionit dhe sorollatjen e qytetarëve.