Kurset private, rikthehet "tradita" në shkollat e Durrësit
Maturantët, nën presionin e mësuesve për të ndjekur kurset private. Pas konstatimit, Qeveria e Nxënësve ka kërkuar marrjen e masave konkrete ndaj mësuesve abuzivë nga drejtuesit e arsimit, të cilët i kanë përjashtuar ata nga administrimi i Maturës Shtetërore. Pavarësisht nga fushata kundër kurseve private në shkolla dhe përmasat e saj gjatë dy viteve të fundit, fenomeni i orientim-detyrimit të maturantëve drejt kurseve private të organizuara nga mësuesit e tyre vazhdon të ekzistojë dhe të krijojë probleme. Në të shumtën e rasteve janë mësuesit e vjetër ata, që, duke përdorur forcën e notës dhe dëshirën e maturantëve për të vazhduar më tej studimet, abuzojnë, duke kërkuar frekuentimin e kurseve, tani që vetëm pak muaj na ndajnë nga provimet e maturës dhe ato me zgjedhje.
Janë dy-tre mësues për çdo shkollë të evidentuar nga vetë maturantët e shkollave të mesme të Durrësit. Ata kanë dëshmuar për presionin që ndjejnë nga mësues të ndryshëm për t‘u bërë ndjekës të kurseve në mënyrë që "të jenë kandidatë të suksesshëm në nota për sistemin universitar". Shkolla e mesme e përgjithshme "Gjergj Kastrioti" dhe ajo "Naim Frashëri" rezultojnë si më të prekurat nga fenomeni, ndërsa drejtoria arsimore ka nisur të marrë masa ndaj mësuesve abuzivë. "Jetojmë në një shoqëri që është në dekompozim dhe mësuesit nuk kanë se si të shpëtojmë prej kësaj", - thonë në Drejtorinë Arsimore të Durrësit mbi problemin e ngritur nga nxënësit, nëpërmjet një sondazhi të bërë nga kjo drejtori me qeveritë e nxënësve të katër gjimnazeve të qytetit. I pyetur nga gazeta, kreu i arsimit, Vaso Papaj, pohon se është habitur nga raportimet e nxënësve për mësuese të vjetra që janë në prag të pensionit. Përfshirja e mësuesve me përvojë shumëvjeçare në arsim në listën e zezë të nxënësve ka pasur në mënyrë të tërthortë dhe anën e vet pozitive, duke u bërë tregues për një brez arsimtarësh të kujdesshëm në ushtrimin e profesionit.
Brezi i ri i arsimtarëve në shkollat e mesme të Durrësit nuk është raportuar të jetë i përfshirë në afera korruptive që cenojnë imazhin e mësuesit dhe krijojnë presion mes nxënësve. "Mësueseve të vjetra u del emri më shpesh dhe me një diferencë të ndjeshme në krahasim me të rejat. Kjo, ndoshta sepse një mësuese 55-vjeçare që i ka prekur në profesion të dyja epokat, duke pasur vështirësi familjare e përdor profesionin për arsye fitimi", - thotë Papaj. Situata paraqitet më problematike në shkollën e mesme "Gjergj Kastrioti", e ndjekur nga shkolla "Naim Frashëri". Më mirë paraqitet shkolla e mesme e përgjithshme "Leonik Tomeu", ndërsa në shkollën e mesme të Shkozetit "Olsi Lasko" fenomeni është ndeshur te një mësues i vetëm. Nxënësit qeveritarë kanë kërkuar marrjen e masave ndaj mësuesve që ushtrojnë presion mbi nxënësit, por mosha e këtyre mësuesve, fakti që shumë prej tyre janë në prag të pensionit, ka vënë në vështirësi morale krerët e arsimit durrsak. Ata i kanë shpëtuar ndëshkimeve të rënda, siç është largimi nga detyra. Drejtoria Arsimore është mjaftuar me vërejtje para kolektivit dhe përjashtimi nga pozicioni i administrimit të Maturës Shtetërore. Këta mësues janë vënë gjithashtu në krye të listës së mësuesve që do të largohen, në rast se vitin e ardhshëm shkollor do të ketë reduktim të personelit të maturave.
Dhuna
Gjimnazistët: Mësuesit
na bëjnë presion psikologjik
Dhuna e mësuesve ndaj nxënësve pranohet dhe në shkollat e mesme. Qeveritë e nxënësve dhe Drejtoria Arsimore Durrës kanë bërë një anketim në katër shkollat e mesme të Durrësit për të evidentuar situatën dhe problematikën e nxënësve në këto shkolla. Ndërkaq, në një anketim të bërë në shkollat e sistemit 9-vjeçar, një pjesë e mirë e nxënësve të anketuar kanë pranuar se mësuesit ushtrojnë dhunë fizike dhe emocionale ndaj tyre, veçanërisht ndaj nxënësve me nivel jo të kënaqshëm në procesin e nxënies në shkollë. Drejtues të arsimit në Durrës pranojnë ekzistencën e dhunës. Ajo, kryesisht dhuna psikologjike, është e pranishme edhe në nivelin e mesëm arsimor, por më shumë është evidentuar presioni që mësuesit ushtrojnë mbi nxënësit për të frekuentuar kurset private. Nxënësit, kryesisht maturantët, kanë nxjerrë dhe emrat e mësuesve që i detyrojnë të ndjekin kurset private, ndërsa krerët e arsimit kanë dhënë paralajmërime dhe kanë marrë masat e para ndaj këtyre mësuesve.