Jensen: Palët të zbatojnë frymën kushtetuese
16/04/2012 Ambsadori danez në Tiranë komenton garën presidenciale të qershorit
“Presidenti i ri të mos shihet si zgjerim i qeverisë”
“Presidenti i ri, që pritet të zgjidhet në qershor, nuk duhet të shihet nga palët si zgjerim i qeverisë apo i opozitës”, - kështu u shpreh dje ambasadori i Danimarkës në Tiranë, Karsten Jensen, vend që mban presidencën e radhës së BE-së për 6-mujorin e parë të këtij viti. Në një prononcim për mediet Jensen bëri një analizë të debatit mes mazhorancës dhe opozitës. “Kushtetuta e thotë se si duhet të ecin procedurat, gjithsesi unë mendoj se është e rëndësishme të shihet edhe fryma kushtetuese. Dhe fryma është që personi që zgjidhet president duhet të përfaqësojë të gjithë popullin, ai nuk mund të jetë thjesht një zgjerim i qeverisë apo i opozitës. Mendoj se zgjedhja e presidentit do të jetë një test për demokracinë shqiptare. Kjo është një rast kur Shqipëria mund të tregojë se e kupton vërtet sjelljen demokratike dhe dëshiron ta mbajë vendin në rrjedhën demokratike”, - tha ai. Sipas ambasadorit Jensen, shqiptarët kanë nevojë për një president të pavarur me integritet të lartë, që të jetë simbol i unitetit të qytetarëve. I pyetur se cili është profili që faktori ndërkombëtar mbështet për figurën e zyrtarit më të lartë të shtetit dhe a është e mundur që për herë të parë figura e presidentit të jetë një femër, ambasadori danez the: “Sigurisht që mundeni. Nuk është çështje seksi, mendoj se nuk është as çështje moshe. Unë mendoj se në të gjitha shtresat mes grave, mes të rinjve, mes të vjetërve, mund të gjeni njerëz që kanë integritetin e nevojshëm për të zënë këtë post.” Parlamenti do të caktojë jo më vonë se data 27 prill në kalendarin e punimeve axhendën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa procedurat për zgjedhjen e tij do të fillojnë jo më vonë se data 20 maj.
Jopartiak
“Ju keni pasur presidentë që vinin nga parti të ndryshme, që e kanë përmbushur detyrën për të qenë përfaqësues të popullit. Megjithatë, mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që të zgjerojmë këndvështrimin. Presidenti nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht një politikan, unë mendoj se shumë njerëz në Shqipëri kanë integritetin e nevojshëm që të jetë mishërim i unitetit kombëtar dhe interesit kombëtar”, - tha dje ambasadori Karsten Jensen.
Apeli
“Kushtetuta e thotë se si duhet të ecin procedurat, gjithsesi unë mendoj se është e rëndësishme të shihet edhe fryma kushtetuese. Dhe fryma është që personi që zgjidhet president duhet të përfaqësojë të gjithë popullin, ai nuk mund të jetë thjesht një zgjerim i qeverisë apo i opozitës. Mendoj se zgjedhja e presidentit do të jetë një test për demokracinë shqiptare. Kjo është një rast kur Shqipëria mund të tregojë se e kupton vërtet sjelljen demokratike”, - tha Jensen.