E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë antishqiptare në Shkup (VIDEO)

http://www.youtube.com/watch?v=5Q3aPR-Pbd8

Tensioni ndëretnik në Maqedoni ka agravuar. Shumë maqedonas janë mbledhur në sheshin qendror të Shkupit dhe sipas raportimeve të disa medieve ata kanë nisur të sulmojnë shqiptarët.

Portali i lajmeve Zhurnal raporton se në një stacion policor së paku janë rrahur tre shqiptarë. Dëshmitarë të rastit kanë pohuar se ata janë rrahur në mënyrë brutale pa asnjëfarë preteksti.

Turma e maqedonasve ka demonstruar një sjellje të tillë pas vrasjes se pesë personave pak ditë më parë në një lagje të Shkupit.

Raportimi i medieve maqedonase se autorë të dyshuar janë shqiptarë ka bërë që tensioni të rritet.

Turma ka lëshuar parulla antishqiptare. Policia maqedonase ka ndërhyrë duke mos lejuar që ata të hyjnë në lagje të banuar kryesisht nga shqiptarët.

Protestuesit kanë rezistuar duke sulmuar policinë me gurë dhe sende të forta. Madje ata kanë sulmuar edhe median. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›