Cameron kerkon pezullimin e Serbise
Fyerje raciste nga tifozët, grushte dhe shkelma në fushë nga lojtarët dhe goditje me gurë nga tribunat. Ngjarjet në qytetin jugor të Serbisë, Krushevac, ku Anglia U-21 fitoi me rezultatin 1-0, duke u kualifikuar në Europianin 2013 të kësaj moshe, kanë lënë një shije të hidhur.
Mbrojtësi anglez, Rose, i cili ishte viktimë e racizmit, ka kërkuar që Serbia të suspendohet nga ndeshjet ndërkombëtare, derisa Federata e futbollit serb ka mohuar të ketë pasur ofendime dhe ka akuzuar lojtarin se është sjellur në mënyrë vullgare, duke provokuar tifozët.
Në situatën e krijuar kanë ndërhyrë edhe instancat më të larta shtetërore në Angli. Zëdhënësi i kryeministrit britanik, David Cameron, ka thënë se do Federata Angleze do të ketë përkrahjen e plotë të shtetit për këtë çështje, e cila nuk mund të tolerohet.
Në kërkesën që i është dërguar UEFA-së, kërkohen hetime të hollësishme për këtë ngjarje dhe pezullim të Serbisë nga të gjitha aktivitetet futbollistike ndërkombëtare. “Ndonjëherë nuk mjafton të shtrëngohen duart dhe të harrohen problem. Duhet të ketë sanksione të mirëfillta”, theksonte kryeministri Cameron, në një deklaratë për media.
Ndëshkim për Serbinë ka kërkuar edhe Federata Angleze, ndërkohë që masat disiplinore pritet të mos mungojnë. Rreth një vit më parë, pas ngjarjeve në Genoa, presidenti i UEFA-s, Michel Platini kishte kërcënuar Serbinë se “do të përballej me ndëshkime të rënda nëse ngjarje racizmi dhe dhunë do të përsëriteshin”.
Nga ana e saj, Konfederata Europiane e futbollit ka hapur procedurën discpilinore dhe shumë shpejtë pritet që të merret një vendim, rreth ndëshkimit me të cilin do të përballet Serbia.