E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani, i pasigurt në dalje

Samir Ujkani nuk po shfaq siguri të mjaftueshme në fillim të këtij sezoni. Portieri kosovar, i cili u rikthye këtë verë nga Novara, ku kaloi tri vjet huazim, e ka marrë besimin e plotë të presidentit të klubit sicilian Maurizio Zamparini, mirëpo daljet e tij të pasigurta lënë për të dëshiruar. Kështu mendon edhe ish trajneri i Novaras, Emiliano Mondonico.

“Në dalje është i mirë, por jo i shkëlqyeshëm. Dalja nuk është gjesti teknik që e preferon ai. Mirëpo, në harkun e portës është i shkëlqyer. Kujtoj kur ndaj Interit ndalte gjithçka në fanellën e Novarës”, deklaroi trajneri italian për ueb faqen mediagol.it.

“Duhet të përmirësohet në dalje, por për t’i përmirësuar lojtarët, nevojitet të përkujdesen trajnerët. Ky djalosh, por edhe portierët tjerë të Palermos, kanë vullnet për punë, mund të përgatiten shumë për ndeshje. Mendoj se në portë Ujkani është më i miri”, u shpreh Mondonico.

Ujkani e ka humbur pozitën e titullarit në Kombëtaren shqiptare. Në ndeshje me Slloveninë, portën Kuqezi e mbrojti prishtinasi Etrit Berisha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›