Plagos shokun pas dehjes, pranga policit
Lac- Festonte me bashkefshatarin ne lokal, e plagos me pistoleten e sherbimit. Nje efektiv i Policise se Rendit ne komisariatin Kurbin perfundoi ne prangat e kolegeve duke u gdhire dita e djeshme, pasi nga pakujdesia ka demtuar me nje plumb shokun e tij 40-vjecar. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte Altin Kola, banues ne Fushe- Milot. Ngjarja ka ndodhur po ne kete zone rreth ores 10:00 te mengjesit, kur dy shoket po pinin ne nje nga lokalet e Fushe-Milotit. Sipas pronarit te lokalit, dy te rinjte kishin konsumuar alkool dhe dolen te dehur per t'u kthyer ne banese pas mesnate. Por gjate rruges, duke nxjerre pistoleten me qellim qe te qellonte ne ajer, 30-vjecari Kola ka goditur bashkefshatarin e tij ne menyre te pavullnetshme. Efektivi ka njoftuar koleget per ngjarjen duke u rrefyer vendin ku ndodhej, per ta shoqeruar ne paraburgim. I plagosuri u dergua fillimisht ne spitalin e Lacit dhe me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku gjendet jashte rrezikut per jeten. Kola akuzohet per "plagosje ne pakujdesi".
A.B.
A.B.