Elbasani, tre mosketiere per nje vend
Jeton Selimi
Largimi i Krenar Alimehmetit nga posti i trajnerit te skuadres se Elbasanit, ka bere te shperthejne thashethemet e para te merkatos. Presidenti Laze ende nuk e ka ndare mendjen se kujt t'ia besoje stolin verdheblu. Kandidaturat jane te forta, Canaj, Bici dhe Josa, ndonese vete presidenti verdheblu preferon te parin, me te cilin qe gati duke perfunduar marreveshjen para dy sezonesh per Elbasanin kampion. Megjithate, nuk perjashtohet mundesia e kursimit, te pakten deri ne fund te kampionatit, duke ia besuar ekipin zv/trajnerit aktual, Ilirian File, dhe me startin e merkatos se re, te ndertohet nje Elbasan i afte te lere pas dy sezonet e fundit tejet zhgenjyese.
Tre mosketieret, qe duan te marrin stolin verdheblu per sezonin e ardhshem, kane nje CV te pasur, por mbi te gjithe duket se eshte Agim Canaj, deshire e vjeter verdheblu, por qe u sfumua castet e fundit dhe posti iu dha Ilir Dajes. Canaj shikohet si njeriu ideal per te kthyer Elbasanin ne maje, por nuk qendrojne pas Bici e Josa. Per trajnerin lezhjan, i shumeshetitur ne ekipet shqiptare, stoli elbasanas do te ishte nje mundesi e mire per t'u rikthyer ne elite pas eksperiencave me skuadrat e dores se dyte, ndersa Josa eshte me pak i preferuari nga te tre, por, sidoqofte, nje kandidature serioze. Ne kete pike te sezonit, behen llogarite edhe me financat e, duke pare shpenzimet e presidentit Laze dhe te ardhurat minimale, logjika te con te nje terheqje e ketij te fundit nga emra te lakmuar dhe qe kushtojne. Ekipi mund t'i besohet zv/trajnerit Ilirian File deri ne perfundim te sezonit dhe me pas, kreu verdheblu do te shikonte me mire letrat dhe natyrisht edhe emrin e trajnerit te ardhshem. Por, nje problem serioz paraqet edhe tifozeria. Ultrasit, te zhgenjyer nga dy vitet e fundit, duan menjehere te shohin kthesen e madhe dhe kjo mund ta shtyje presidentin Laze te veproje menjehere per te kenaqur fansat e skuadres, shume te ndjeshem, te cilet kane filluar ta braktisin prej muajsh "Ruzhdi Bizhuten".
Valsi i trajnereve, 29 levizje
Si asnjehere tjeter, ne kete kampionat, levizjet e trajnereve kane qene aq te shpeshta sa jane regjistruar plot 29 shkarkime dhe emerime. I pari qe eshte larguar ka qene Stavri Nica pas vetem 2 javesh ne krye te Beselidhjes. Doreheqja e Alimehmetit eshte me e fresketa. Vetem dy trajnere i kane mbijetuar gijotines: Lika i Partizanit dhe Magani i Shkumbinit.