E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daja: Nuk e dua Hanushin ne skuader

Eliminimi nga Kupa e Shqiperise, edhe pse duhet luajtur akoma ndeshja e kthimit, i ka trazuar disi shpirtrat ne kampin blu. I pari qe ka marre masa ka qene trajneri Ilir Daja, qe ka perzene nga ekipi mesfushorin argjentinas, Favio Mauricio Hanushi, i cili, qe pas mberritjes ne merkaton e janarit, eshte aktivizuar vetem kater ndeshje me formacionin dinamovit dhe jo gjithmone titullar. Ka qene trajneri Ilir Daja, qe komunikoi lajmin: "Argjentinasi Hanushi nuk eshte ne planet e mia dhe nuk e shoh te denje per Dinamon. Mund te largohet kur te doje." Provat jo bindese te lojtarit kane shperthyer merine e trajnerit, i cili e ka perzene pa shume fjale mesfushorin argjentinas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›