Fushaj: Sot dita më e vështirë e imja (1)

/* */
Nga Gasper MARKU - “Sot jam këtu përpara jush në këtë konferencë shtypi, e cila për mua është konferenca e shtypit më e vështra në këto vite në drejtimin e klubit Vllaznia”, tha në fillim të prononcimit të tij kreu i klubit kuqeblu, i cili së bashku me tre vitet e mëparshme të postit të zëvendëspresidentit, përbën plot tetë vite që i ka shërbuer futbollit shkodran. 24 orë më parë, zyra e shtypit e klubit Vllaznia, bënte të ditur se paradreken e së enjetes, presidenti Fushaj pritet të ketë një takim me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, i katërti radhazi gjatë periudhës së fundit, dhe nëse edhe ai do të rezultonte i pasuksesshëm, atëherë ai do të jepte dorëheqjen.
“Sot kam pasur takimin e katërt me bashkinë e Shkodrës. Ishte takimi më bonsens i zhvilluar në këto vitet e fundit.. Pikërisht, hera e katërt ishte kjo, më me bonsenc. Gjithësesi, unë mund të them, se është një situatë e vështirë, një situatë që kërkon bashkëpunim, një situatë e cila përgjegjegjësitë e mëdha, që siç e kam theksuar, nuk duhet të jenë tek një person, por tek të gjithë së bashku. Nga kjo pikpamje, unë jap dorëheqjen nga klubi i futbollit Vllaznia, duke iu shprehur dhe thënë qartë të gjithë lojtarëve, apo trajnerëve që kanë kontratë me klubin Vllaznia, që duhet ta vazhdojnë aktivitetin e tyre, sepse kontatat me klubin e futbollit Vllaznia janë kontrata që janë bërë gjithmonë serioze dhe do të zbatohen, qoftë edhe vonesat e tyre”
“Dua dhe do të kërkoj që kontributet e dhëna gjatë 5 viteve si president i Vllaznisë dhe 3 si zëvendëspresident, të vlerësohen drejt sipas asaj që unë kamë dhënë në dispozicion të Klubit të Futbollit Vllaznia. Një gjë kjo që është e drejtë edhe për të tjerët që kanë kontribuar në vitet e demokracisë, të vlerësohen me aq sa kanë dhënë. Kjo ka qënë pjesë e bisedës së drejtpërdrejtë me kryetarin e bashkisë. Siç ju thashë, deklarata e sotme është shumë e vështirë për mua, por mendoj që ndoshta është një ditë më e mirë për Vllazninë duke besuar se njerëz të tjerë, sponsor të tjerë që duan të ofrohen tek klubi i futbollit Vllaznia, rrugën e kanë të hapur që me sot dhe mund të vazhdojnë lirshëm për të mbështetur klubin.
Çfare iu ofroi kryebashkiaku Luka gjatë parashtrimit të problemeve tuaja?
Pavarësisht se mbështetja ka qënë fare minimale, situata vazhdimisht në klubin Vllaznia është përballuar me korrektësinë më të madhe nga unë si president dhe ka vazhduar aktivitetin në mënyrë profesionale, qoftë në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie, dhe rezultatet janë ato që janë. Kontributi i Bashkisë ka qënë vazhdimisht, jashtëzakonisht minimal, kontributi më i dobët që mund të ketë dhënë ndonjëherë bashkia në 20 vitet e demokracisë. Dhe, vjen një ditë që duhet të kontribujnë më shumë. Qëndrimi i bashkisë, thashë edhe më lart, sot ishte shumë me bon sens, por koha ka ecë, dhe duhet të kishin qënë më të përgatitur për këtë situatë, pasi me vendimin e Asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia, përpara dy vite e gjysëm, me shkresë zyrtare është drejtu që të bëhet SH.A. Tani, unë i kuptoj ligjet, i kuptoj mundësitë, i kuptoj gjithçka, dhe para ligjit nuk është askush, as unë, as kryetari i bashkisë, asnjë njeri, këtë e kuptoj. Por, lindë pyetja, një përgjegjësi e madhe, a mundet ta marrë unë në këto momente? Psi, siç dihet dhe siç e keni lexu edhe në gazeta, është shprehja e bashkisë, e cila thotë :Çdo aksionier është i barabartë! Vetem me këtë ju mund të kuptoni, se si janë ngjarjet.
Vijon ne pjesen e dyte....